Dy avionë ushtarakë amerikanë rrëzohen në Detin e Kinës Jugore

27 Tetor 2025, 09:26Bota TEMA
Dy avionë ushtarakë amerikanë rrëzohen në Detin e

Dy avionë ushtarakë amerikanë u rrëzuan të dielën në Detin e Kinës Jugore në dy incidente të ndara, njoftoi Marina e Shteteve të Bashkuara, pa raportuar viktima.

Fillimisht, një helikopter MH-60R Sea Hawk, që po kryente “operacione rutinë” nga aeroplanmbajtësja USS Nimitz, u rrëzua në det, sipas njoftimit të Flotës së Paqësorit të SHBA-së. Tre anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan menjëherë dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Rreth 30 minuta më vonë, një avion luftarak F/A-18F Super Hornet u rrëzua po ashtu gjatë fluturimeve rutinë nga e njëjta aeroplanmbajtëse.

Dy pilotët arritën të hidhen me parashutë dhe u shpëtuan pa lëndime.

“Të gjithë personat e përfshirë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Marina amerikane, duke shtuar se të dy incidentet janë nën hetim.

Humbja e dy mjeteve ajrore vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në një tur aziatik, pjesë e vizitës së tij të parë jashtë vendit në mandatin e dytë presidencial.

Më herët gjatë këtij viti, dy avionë të tjerë ushtarakë amerikanë u rrëzuan nga aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman” në Detin e Kuq, në dy aksidente të ndara që ndodhën brenda dhjetë ditësh – një gjatë uljes dhe tjetri gjatë një manovre lëvizjeje.

9 Komente

  1. t
    tom

    Po ben disa teste Rusia me duket. Mendjen ne koke Donald!

    Përgjigjjuni
    1. T
      TARRAS LALA

      O Donaldt Rusia ta dha sinjalin qē tē pshurr nē armēt e tua prandaj kujdes or burr se ska asnjė nē ktē Bot i pa prekshēm. Prandaj mos e kruaj sumēn shum se tē del gjak se je dhe burri vjetėr.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten arbanistanet

        Or Donald, po flasin mendjendriturit skiptare, prandaj veri gishtin kokes ...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejk

          Skipetari sateme

          Përgjigjjuni
        2. I
          Irini Papaj

          Uroj donaldi t'i lë obligimet shtetërore anash dhe të lexoj këshillën tënde, sepse është koment me vlerë diamanti.

          Përgjigjjuni
        3. S
          Sali krimineli

          Dy avione ushtarake por nje eshte helikopter ,hajde merre vesh paçavuren e Mero bajges

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapi

            Bravo or taj Tarras apo Tafus per analizen tende brilante!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapi Komplet

              O Ti trapi kur po vjen ma kapi apo se bo dot se e ke sumēn plot.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Karl Luger

                Do jete lufta elektronike e Kines.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje