Lituania mbyll sërish aeroportin në Vilnius, shkak balonat nga Bjellorusia!

27 Tetor 2025, 07:30Bota TEMA
Lituania mbyll sërish aeroportin në Vilnius, shkak balonat nga

Aeroporti i Vilniusit u mbyll sërish mbrëmjen e djeshme, pasi autoritetet lituaneze zbuluan disa objekte që dyshohet të jenë balona me helium brenda hapësirës ajrore të vendit. Ky është incidenti i katërt brenda javës së fundit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave, balonat dyshohet të përdoren për të kontrabanduar cigare nga Bjellorusia, duke kaluar ilegalisht kufirin lituanez nga ajri.

Në rastet e mëparshme, qeveria raportoi se balonat ishin meteorologjike dhe shfrytëzoheshin për të transportuar mallra të paligjshme.

Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginienë, paralajmëroi se nëse ky fenomen vazhdon, vendi mund të marrë masa drastike, përfshirë mbylljen e kufirit me Bjellorusinë.

“Nuk është normale që kaq shumë objekte të kalojnë kufijtë tanë. Duhet t’i ndërpresim për të mbrojtur vendet dhe instalimet strategjike,” deklaroi ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar 966 balona të tilla hynë në Lituani, ndërsa këtë vit, deri më 22 tetor, numri ka arritur 500.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për të parandaluar përsëritjen e këtyre incidenteve.

2 Komente

  1. ?
    ?

    Ishin balona Tabake apo Tauke se nuk e morem vesh?

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Vend i NATO-s qe dhjesin nga balona te mbushura me helium, po larg qofte ndonje bumje nga ato me shpejtesi 7-8 here me te madhe se ajo e zerit cfare do te ndodhe? Kjo fecka kryeministre te na tregoje si do te mbylle kufirin ajror per balonat "meteorologjike", te falenderojne Zotin qe jane te mbushura m cigare dhe e pijne qytetaret e saj e nukjane te mbushura me mut nga ato te stilit te Korese se Veriut qe i hidhte Jugut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje