
Dy anije luftarake amerikane po kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit, ka bërë me dije Marina amerikane.
Ky është operacioni i parë i tillë që ndodh që kur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës u rritën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në Tajvan në fillim të muajit gusht.
Uashingtoni thotë se dy kryqëzorët me raketa të drejtuara, USS Antietam dhe USS Chancellorsville, po demonstrojnë lirinë e lundrimit nëpër ujërat ndërkombëtare.
Pekini i sheh veprime të tilla si provokuese dhe pohon se ishulli i Tajvanit është një pjesë integrale e territorit kinez.
Marina amerikane tha në një deklaratë se tranziti përmes ngushticës së Tajvanit demonstroi “angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”.
“Këto anije kaluan tranzit përmes një korridori në ngushticën që është përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, thuhet në deklaratë.
Tajvani është i vetëqeverisur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur me të cilën do të bashkohet përfundimisht.
Armatimi Amerikan mund ti rezistojë luftës së tretë botërore jo më shumë se 30 ditë.