Dyshohet se i jepte informacione Rusisë për sistemet Patriot, Shërbimi sekret ukrainas arreston një person

27 Gusht 2024, 14:49Bota TEMA
Dyshohet se i jepte informacione Rusisë për sistemet Patriot,

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) arrestoi një informator të dyshuar në Kharkiv, i cili po i transmetonte Rusisë informacione mbi mbrojtjen ajrore Patriot në qytet, raportojnw mediat e vendit.

Sistemet Patriot shumë të avancuara, të prodhuara në SHBA, luajnë një rol vendimtar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës, veçanërisht në zonat më afër frontit, si rajoni i Kharkiv.

I dyshuari “u përpoq të identifikonte dhe transferonte koordinatat e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot që mbrojnë hapësirën ajrore të qytetit të vijës së parë” në Rusi, njoftoi shërbimi për shtyp i SBU.


Sipas deklaratës, spiuni i dyshuar grumbulloi gjithashtu informacione për pozicionet e forcave ukrainase dhe fortifikimet në zonë.

Lini një Përgjigje