
Momenti kur forcat e policisë arrestojnë një punëtor të një qendër bamirësie, që ishte shndërruar në tregtar të fëmijëve ukrainas, të cilët i shiste për transplante organesh, është publikuar nga mediat ndërkombëtare.
Tregtari famëkeq është arrestuar në Ukrainë pasi u kap në flagrancë duke kërkuar të nxjerrë një fëmijë 11 muajsh jashtë vendit për ta shitur te grupet që merren me transplantim organesh.
43-vjeçari dyshohet se i kishte dhënë një parapagesë prej 1000 dollarë nënës së fëmijës, duke pretenduar se do të siguronte që djali të birësohej në BE për të jetuar i sigurt larg luftës.
Ai i ofroi gruas nga Zhytomyr 5000 dollarë gjithsej për foshnjën, të cilën më pas do t’ua shiste trafikantëve për 25,000 dollarë.
Videoja që po qarkullon në rrjet tregon burrin e arrestuar me një bashkëpunëtore femër në kufirin Ukrainë-Sllovaki, teksa synonte të kalonte me fëmijën.
Dyshohet se i arrestuari kishte shitur më parë tre fëmijë të tjerë me pretekstin se i nxirrte nga Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe i gjente prindër birësues jashtë vendit.
“Oficerët e zbatimit të ligjit kanë informacion operativ se rasti nuk ka të bëjë me adoptim në BE, por se fëmija do t’u shitej transplantuesve të paligjshëm të organeve“, thuhet në njoftimin e autoriteteve ukrainase.
Mësohet se nëna e fëmijës është ajo që ka lajmëruar forcat e rendit, ndërsa për rastin janë angazhuar shërbimi sekret SBU dhe rojet kufitare në doganën e Malye Selmentsy.
Burrit i është caktuar masa e paraburgimit në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mund të dënohet me 15 vite burg, ndërsa fëmija i shpëtuar është ribashkuar me nënën e tij.
Vitet e fundit ka pasur paralajmërime të përsëritura të fëmijëve nga Evropa e varfër Lindore të eksportuar në tregun e zi nga bandat e lidhura me transplantimin e organeve për klientët e pasur, veçanërisht në Lindjen e Mesme.
Por pushtimi i Ukrainës nga Rusia paraqiti një mundësi të artë për trafikantët e qenieve njerëzore që synojnë refugjatët më vulnerabël.
Më herët gjatë luftës ka pasur raporte edhe për kriminelë që synonin refugjatet femra të pashoqëruara e fëmijët që iknin nga Ukraina duke u premtuar atyre strehim të sigurt dhe transport falas.
O zot, si i mban toka keta njerez! Ky eshte nje krim, qe ne çdo shtet duhet denuar me vdekje!
E habiteshme .....vertet e tmerreshme dhe e habiteshme !!!! Jeni te sigurte qe nuk ishin rus keta trafikantet ukrainas ??!!!!!!! Sikur nuk me besohet qe ta bejne vete ukrainasit kete krim te llahtarshem !!!! Vetem ruset rrembejne femije ...por jo per trafik organesh por per ti bere ushtare besnik te Putinit !! Ndersa keta ukrainasit i dergonkerkan ne thertore !!!
Sallate ruse ju japin ju trollsave te Rusise apo sufllaqe si gjithe te tjeret? Ik mor mjeran gjej ndonje pune tjeter qe te fitosh jeten se nuk i dilet duke shkruajtur komente per Rusine, sidomos tani qe Rusia eshte me breke neper kembe.