Erdogan: Izraeli ia ka kaluar Hitlerit

18 Prill 2024, 21:30Bota TEMA
Erdogan: Izraeli ia ka kaluar Hitlerit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Izraeli ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se regjimi i Adolf Hitlerit.

Gjatë një takimi me grupin parlamentar të partisë së tij, AK, Erdogan tha se forcat izraelite kanë vrarë mbi 14 000 fëmijë të pafajshëm në Gaza që nga 7 tetori, duke lënë pas mizorinë e Gjermanisë naziste.

Për sa kohë që Zoti të më japë jetë, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, tha lideri turk.

Erdogan e krahasoi luftën e Hamasit me luftën turke për pavarësi (1919-1922) dhe rikujtoi se ka mbrojtur grupin militant palestinez në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2009 në Davos, Zvicër.

Kur askush tjetër nuk fliste, ne u ngritëm dhe thamë: 'Hamasi nuk është organizatë terroriste, por  grup rezistence'”, tha ai.

Erdogan akuzoi Izraelin për kryerjen e masakrave si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, sipas tij "njolla turpi në historinë njerëzore", me "mbështetje të pakushtëzuar" nga Perëndimi.

Pothuajse 34 000 palestinezë janë vrarë në enklavë gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, ndërsa 77 000 të tjerë janë plagosur. Qeveria e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se shumica e viktimave kanë qenë civilë, megjithëse mbetet e paqartë origjina e shifrës së fëmijëve të vdekur, që përmend Erdogan. Sipas raportimeve të shumta, statistikisht, gati gjysma e popullsisë së Gazës është nën moshën 18 vjeç.

OKB-ja vlerëson se 85% e banorëve të enklavës palestineze janë zhvendosur brenda vendit dhe përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve, ndërsa më shumë se gjysma e infrastrukturës së Gazës është dëmtuar ose shkatërruar plotësisht.

2 Komente

  1. M
    Muco

    Ik mor mi i qelbur

    1. a
      anti25642654censurë

      erdo,mund tia kalojë gjithkujt,por ti i lë të të shohin targat e pasme!!ti ja ke kaluar gjithëkujt!!të kujtohen "vëllezërit kurdë" kur i bllokoje në kufi dhe "nuk ndaloje dot terroristët e ISIS të shkonin në siri"??

      Lini një Përgjigje