Arrestohet spiuni polak, bashkëpunoi me Rusinë për t'i bërë atentat Zelenskit

18 Prill 2024, 18:52Bota TEMA
Arrestohet spiuni polak, bashkëpunoi me Rusinë për t'i

Autoritetet polake kanë arrestuar një shtetas polak, i cili dyshohet se i ka dorëzuar Rusisë informacione të ndjeshme për të lehtësuar përgatitjen e një atentati ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Operacioni për arrestimin e spiunit polak u bë në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete të Kievit (SBU). I arrestuari "Paweł K." do të përballet me dënim që shkon deri në tetë vjet burg.

Pasi u arrestua në Poloni ai pranoi gatishmërinë e tij për të vepruar në emër të shërbimeve të huaja inteligjente duke pasur kontakte me shtetas të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Sipas prokurorëve polakë, ai kishte për detyrë "të mblidhte informacione në lidhje me sigurinë e aeroportit Rzeszów-Jasionka në Poloninë juglindore me qëllim që të ndihmonte shërbimet speciale ruse të planifikonin një sulm të mundshëm" kundër Zelenskyt, gjatë pranisë së tij në tokën polake.

Hetimi për rastin po vazhdon nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Polonisë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Kombëtare të vendit.

Lini një Përgjigje