Stuhia e shekullit në Dubai, a ka lidhje “mbjellja artificiale e reve”? Ja çfarë thonë shkencëtarët

18 Prill 2024, 18:33Bota TEMA
Stuhia e shekullit në Dubai, a ka lidhje “mbjellja artificiale e

Shirat e dendur vazhduan të godasin shtetet e Gjirit, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse dhe duke ndërprerë fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, shkruan BBC. 

Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës i Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, miratoi një fond prej 21.8 miliardë dollarësh për të zgjeruar dhe ridizajnuar sistemin e kullimit.

Në janar, një agjenci e re për menaxhimin e përmbytjeve u krijua në qytet.

Shiu, më i denduri në 75 vjet, i cili e ktheu qytetin e Dubait në një liqen të madh, i kapërceu planet.

Tani, ndërsa ujërat tërhiqen, ata po zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga stuhia historike që mori 19 jetë në Omanin fqinj dhe të paktën një në Dubai.

Nuk janë vetëm imazhet e kaosit në aeroportin e Dubait – i cili është gjithashtu më i ngarkuari në planet – me udhëtarët e grumbulluar në dysheme për të fjetur, as supermakinat ultraluksoze që u fundosën nën tonelata ujë, as rrugët e trotuaret, ku madje edhe bulevardi i famshëm Sheikh Zayed me 12 korsi u përmbyt, duke shkaktuar bllokim trafiku prej orësh në pjesët “e thata” të tij, por janë dhe qindra shtëpi të shndërruara në të pabanueshme.

E ndërsa në disa lagje njerëzit lëviznin me kamerdare apo edhe dërrasa sërfi, është dëmtuar edhe një pjesë e Metrosë së qytetit.

Autoritetet vendore nuk kanë ende informacione për vlerën totale të dëmeve të shkaktuara, pasi cisternat ende po pompojnë ujin dhe baltën nga zonat më të prekura.

Debati në Dubai është nëse “mbjellja artificiale e reve”, është përgjegjëse për stuhinë historike.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo teknikë është përdorur që nga vitet ’90 për të trajtuar anominë pasi në shumë raste ato mund të shkaktojnë reshje.

Megjithatë, në këtë rast të veçantë, në përgjigje të thashethemeve se një aeroplan i Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Dubait që fluturoi të dielën shkaktoi katastrofën, meteorologët mohojnë çdo lidhje. Ata thonë se është e pamundur të shkaktohet një përmbytje e tillë prej një arsyeje njerëzore.

Ajo që shkencëtarët thonë është se temperaturat gjithnjë e më të nxehta të Dubait dhe, natyrisht, në rajon e më gjerë, kanë kontribuar në motin e keq historik dhe do ta bëjnë këtë më shpesh në të ardhmen. Siç shpjegojnë ata, ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi (rreth 7% për çdo gradë Celsius shtesë) gjë që mund të rrisë intensitetin e reshjeve.

Në rastin e Dubait, problemi nuk është vetëm sistemi i pamjaftueshëm i kullimit – pasi disa rrugë nuk kanë as kanale kullimi dhe uji i shiut përfundon në shtëpi, ose ngec në to. Është gjithashtu fakti që qyteti i Dubait ka pak hapësira të gjelbra për të thithur një pjesë të lagështirës.

Ekspertët thonë se qyteti duhet të përshtatet me kushtet e reja dhe të përshtatë infrastrukturën e tij për ta mbrojtur atë nga realiteti i ri që sjell ndryshimet klimatike. Ndaj, përveç periudhave të gjata thatësire dhe nxehtësie – diçka normale për shkretëtirën në të cilën është ndërtuar – të jetë gati për reshje të dendura shiu, të aftë për të shkaktuar fenomene përmbytjesh.

Sepse ky ishte “moti i keq i shekullit”, më i keqi që ka parë Dubai që nga viti 1949, kur regjistrohen të dhënat e motit, por ndoshta jo i fundit i këtij intensiteti që do të përjetojë në vitet e ardhshme.

3 Komente

  1. T
    Tung

    Lesh lesh prisni te besojme shkencetaret qe e shkaktuan. Nese duan te bejne rolin e zotit me re e me stuhi kto idiotesira do te pesojne. Ne tere artikullin ndryshimet klimatike , ngrohja globale e bla bla bla po na thoni pra sa eshte kjo ngrohja globale ne grade celsius. Nje vend me rere qe kthehet i teri ne ndertime dhe me ishuj e gafishuj artificial, si pretendohet qe mos te ndodhin gjera te tilla dhe me teper me mbjelljen e reve artificiale. Mos prisni qe shkaktaret te fajesojne veten

    1. B
      Beduini

      Ekzakt. Nuk i heq as edhe një presje komentit tuaj.

      1. a
        anti25642654censurë

        bedo,nga të dy ju,ti je më i mënçuri!!ke kursyer budallallëqet dhe ke shfrytëzuar punën e budallait!!"Tung"i merakosur si në mendimet e tij ashtu dhe në besimin gjysmak te zoti,ka lëshuar një diarre të tërë,budallëqesh!!Tung,nëse në këto 2 mln vitet e njerzimit(pak a shumë)nuk ka mudur të na bëjë gjë!?përse mund të na shfarosin a të na shkatërrojnë një dorë shkenctarësh,që jo vetëm me zotin si krahasojmë dot,por as me një koqe si ti nuk mund ti vëmë në të njëtin nivel??amani mor budallenjt e mutit,na mbytët me gomarllëqe!!

    Lini një Përgjigje