Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

21 Qershor 2025, 13:35Bota TEMA
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll.

Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore.

“Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore,” u shpreh ai.

“Izraeli nuk ka sulmuar vetëm Gazën, por edhe Libanin, Jemenin dhe Sirinë. Tani, edhe fqinji ynë Iran është përballë terrorizmit shtetëror izraelit”- tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahu-t si “pengesën më të madhe për paqen rajonale” dhe dënoi me forcë sulmet izraelite ndaj Iranit.

Erdogan gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa, vendi i parë i shenjtë për myslimanët.

“Shënjestrimi i shenjtërisë së Qiblës sonë të parë, Xhamisë Al-Aksa, dhe përpjekjet për të uzurpuar këtë shenjtëri janë të papranueshme,” tha ai.

Në një krahasim të fortë historik, Erdogan paralajmëroi se ambiciet sioniste të Netanyahu-t mund të kenë pasoja katastrofike globale.

“Ashtu si shkëndija e ndezur nga Hitleri 90 vjet më parë që dogji botën, po ashtu edhe ambiciet sioniste të Netanyahu-t nuk kanë tjetër qëllim veçse të tërheqin botën drejt një katastrofe,” theksoi presidenti turk.

Në përfundim të fjalës së tij, Erdogan i bëri thirrje vendeve që kanë ndikim mbi Izraelin që të mos bien pre e propagandës, duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut e jo dhunës:

“U bëj thirrje vendeve me ndikim mbi Izraelin të mos dëgjojnë helmimin e tij. Zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut”,- theksoi Erdogan.

1 Komente

  1. N
    Nji pytje ju lutna

    Erdogani thote ato qe duhet ti thote Perendimi demokratik! Cfare po ndodh me demokracine si sistem? Kohe te veshtira perpara. A mundet nje rend demokratin te jetoje me shume se nje shekull? Pse degradon kaq shpejt rendi demokratik? Demokracia eshte rend superior, por me pak imunitet, apo jo?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje