Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë: Kush nuk respekton vlerat e unionit, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së

22 Maj 2025, 10:45Bota TEMA
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë:

Në një letër urgjente, të nënshkruar bashkërisht nga përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, të vënë në dispozicion të ARD-Studio në Bruksel, europarlamentarët kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë.

Sanksionet e mëparshme, siç deklarojnë ata, nuk kanë sjellë rezultate.

Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë. Deputetët kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër duan që më në fund t’ia mbyllin rubinetin qeverisë së Viktor Orbánit, thotë Moritz Körner, i cili vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP).

“Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së”, tha ai.

Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund thotë, se kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe rrjedhimisht të taksapaguesve evropianë, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.

Freund e nisi këtë letër dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të sundimit të ligjit në Parlamentin Evropian. Për shkak të korrupsionit të përhapur në Hungari dhe mungesës së një gjyqësori të pavarur, miliarda euro fonde që supozohej të transferoheshin në Hungari nga Brukseli janë ngrirë vitet e fundit.

“Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar”, thotë Freund. Përkundrazi, siç thotë ai, “sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave. Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund“.

I inkurajuar nga mbështetja e presidentit të SHBA-së Trump, Orban po ndërmerr veprime gjithnjë e më të rrepta kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare. Kështu, në mesin e marsit, qeveria e tij miratoi një ligj që kufizon në mënyrë drastike lirinë e tubimit dhe ndalon “Paradën e krenarisë” të planifikuar të mbahet në qershor, në të cilën pjesëmarrësit, ndër të tjera, angazhohen për respektimin e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.

Në 13 maj, qeveria hungareze shtrëngoi më tej masat kundër organizatave joqeveritare, të cilat i konsideron një kërcënim për sovranitetin e vendit. Kjo i ka mundësuar qeverisë së Viktor Orbanit që të fusë në listën e zezë organizatat joqeveritare, t’i sanksionojë ato nëse është e nevojshme dhe të kufizojë financimin e tyre.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Pra, ne shqip kush nuk i bindet EURSS eshte armik i pushtetit....lol..Rrofte diktatura e bolshevizmi Europian! = Rrofte edhe aleanca Berisha - Rama, 25'...lol

    Përgjigjjuni
    1. O
      Orban Tumi

      Hungaria e Orbanit nuk e pranon dhe nuk e zbaton politikën e jashtme të BE, mban hapur anën e Rusisë, përveçse i kundërshton edhe vlerat tjera të Europës. Hungaria, praktikisht, nga Europa pranon vetëm €uro-t.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !!??

        Pa shikoni pse penalizohet Hungaria!? Nuk lejoka paradën e bythqirëvet, dalin ca si cenosuma e ganimeten, mirë qe pallohen në bythë, po kerkojn dhe paradë!? Kësajë i thonë demokraci debilat!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje