Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez të pasluftës, Charles de Gaulle. Në një intervistë për faqen britanike të lajmeve dhe opinioneve UnHerd, zv.presidenti i SHBA-së tha se de Gaulle, i cili udhëhoqi rezistencën franceze kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte president nga 1959 deri në 1969, kishte të drejtë kur bëhej fjalë për pavarësinë ushtarake të Europës.
“De Gaulle i donte Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Vance, “por [ai] e kuptonte atë që padyshim e kuptoj edhe unë: që nuk është në interesin e Europës, dhe as në interesin e Amerikës, që Europa të jetë një vasal i përhershëm sigurie i Shteteve të Bashkuara.”
Këto komente të Vance vijnë në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po godet përsëri dhe përsëri kryeqytetet europiane për mbështetjen e tepruar që u jep SHBA në fuqi ushtarake për mbrojtjen e tyre, duke lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur se SHBA nuk do të ndërhyjë për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk investojnë vetë në sigurinë e tyre. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi gjithashtu se prania ushtarake amerikane në Europë “nuk është përgjithmonë.”
Trump kërkon që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një rritje e ndjeshme krahasuar me objektivin aktual të aleancës prej 2%, i cili pritet të rritet më tej në samitin që do të mbahet këtë verë në Hagë.
“Nuk mendoj se që Europa të jetë më e pavarur është një gjë e keqe për Shtetet e Bashkuara, është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara,” tha Vance. “Nëse kthehemi pas në histori, mendoj, sinqerisht, që britanikët dhe francezët kishin të drejtë në mospajtimet e tyre me Eisenhower-in për Kanalin e Suezit.”
Në vitet 1950, presidenti amerikan Dwight Eisenhower detyroi Londrën dhe Parisin, përpara se de Gaulle të bëhej president, të tërhiqeshin nga një ndërhyrje ushtarake për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Suezit nga Egjipti, që kishte rëndësi thelbësore për interesat ekonomike dhe koloniale të të dy vendeve.
Me përjashtim të Britanisë, Francës dhe Polonisë, “shumica e vendeve europiane nuk kanë ushtri që mund të garantojë një mbrojtje të arsyeshme,” argumentoi Vance. “Realiteti është — është e ashpër ta thuash, por është gjithashtu e vërtetë — që e gjithë infrastruktura e sigurisë së Europës, për gjithë jetën time, është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
De Gaulle, mendimi i të cilit ishte formuar nga përvoja e Suezit, paralajmëronte shpesh që europianët duhet të ishin më të pavarur nga SHBA, dhe punoi për ta bërë ushtrinë franceze më autonome, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe të një industrie të fuqishme të mbrojtjes. Ai frymëzoi një përpjekje shumëvjeçare për atë që sot presidenti aktual francez Emmanuel Macron e quan “autonomi strategjike.”
Gjithçka me dashuri
Vance ndau edhe mendimin e tij për reagimin europian ndaj pushtimit të Irakut në vitin 2003 të udhëhequr nga SHBA, të cilin ai e cilësoi si një “katastrofë strategjike.” Ndërsa SHBA përgatitej të pushtonte Irakun, shumë vende europiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e kundërshtuan sulmin, ndërsa Britania e mbështeti SHBA-në. Nënpresidenti tha se europianët skeptikë mund të kishin folur më fort.
Ai u shpreh se “shumë vende europiane kishin të drejtë” që kishin rezerva për luftën në Irak dhe shtoi se me pak prova, Europa mund ta kishte ndalur luftën “nëse do të kishte qenë pak më e pavarur dhe pak më e gatshme të qëndronte.”
Nënpresidenti, i cili më parë ka bërë sulme të ashpra ndaj kontinentit të vjetër mbi migracionin dhe lirinë e shprehjes, u përpoq të zbuste kritikat e tij duke theksuar “dashurinë” që ka për Europën.
“E dua popullin europian. Kam thënë vazhdimisht se mendoj që nuk mund të ndash kulturën amerikane nga kultura europiane,” tha ai. “Ne jemi në thelb një produkt i filozofive, teologjive dhe sigurisht i modeleve të migrimit që kanë dalë nga Europa dhe që krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Por, shtoi Vance, “liderët europianë kanë investuar në mënyrë radikale të pamjaftueshme në siguri, dhe kjo duhet të ndryshojë.”
Ai nuk kurseu as një thumb ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një tjetër përplasje në luftën e fjalëve mes të dyve, që nisi me përplasjen e tyre të tensionuar në Zyrën Ovale në shkurt, kur Vance e tërhoqi vëmëndjen Zelenskit për “mungesën e respektit.”
Në një intervistë për emisionin amerikan “60 Minuta” të dielën, Zelensky akuzoi zv.presidentin se “po justifikonte në njëfarë mënyre” pushtimin rus dhe se kishte rënë viktimë e dezinformatave të Moskës. Vance reagoi duke thënë se është “paksa absurde që Zelensky t’i thotë [qeverisë amerikane], e cila aktualisht po mban në këmbë të gjithë qeverinë dhe përpjekjen e tij të luftës, që ne jemi në anën e rusëve.”
Politico.eu
Merni leckat , armet dhe cdo gje dhe jasht nga EU pergjithmone ….kur te jeni ne hall dhe do kerkoni partnere kerkoini gjetk …. Nuk eshte thjesht mbrojtja qe i beni EU se …eshte dhe ndikimi i mdh ekonomiko politik qe keni ne EU dhe qe nuk ka asnje cmim ai …….5 % heroeni nga UE …ato para do ha japim industrise europiane te mbrojtjes dhe nuk do blejme nga ju asgje …, se atje eshte qellimi primar , te punojne ne ritmin e larte industria e prodhimit te armeve ne USA me parate europiane …..u hodh ideja e madhe , asnje cent me teper se 2% ….ka plot industri europiane qe presin mekembje ……. .te shikojme pastaj nese ju intereson largimi apo jo largimi nga Unioni ….. Perfundimisht …administrata e ketij guakut eshte me famekeqja dhe me negativje qe mbas Luftes se Dyte Boterore , keta ishin te qarte se ckerkonin , europianet flinin gjume duke menduar se nuk do behej kurr realitet qellimi i tyre ….tani cdo gje eshte e qarte ……kur te largohem keta amatore qe drejtojne nje shtet kaq potent do jete vone ….bashke me ta do kene ndjekur dhe nje partner si EU ja …..eshte me se e sigurt qe do kerkojne me ngulm te gjejne nje emrues te perbashket …vec etehere do jete teper vone do jemi larguar larg te pavarur ushtarakisht dhe ekonomikisht ……
Toni,PËRSEEEEE NDRYSHON PSEUDONIMINNNNNN,SA HERË QË SHKRUAN NJË KOMENT??dhe më passsssss shkruan njëlloj"pergjithmone …. gjetk …. se …ai …….europiane ….."??
Koment i sakte!
HilliBilli,o ui qut!!ka mbaruar harvardin a jeilin??më duket këtë të dytin.flet sikur të ishte i zgjuari në grupin e gomerëve!!"Ai u shpreh se “shumë vende europiane kishin të drejtë” që kishin rezerva për luftën në Irak dhe shtoi se me pak prova, Europa mund ta kishte ndalur luftën “nëse do të kishte qenë pak më e pavarur dhe pak më e gatshme të qëndronte.”,por nuk e di nëse ka kohë të mendojë atë që thotë apo e lëshon ashtu si LOPA BAJGËN??përse e them këtë??thjeshtë se,si e pohon dhe vetë HilliBilli,me një roman elegjik(për të vjellë)europianët folën në atë kohë,por askush nuk jua vari karët!!e kështu,po qe se BilliHilli nëse e fut trurin në punë dhe jo vetëm mushkritë e gojën,atëherë duhet të dëgjojë atë QË PO I THONË SOT EUROPIANËT DHE SHUMË TË TJERË JO EUROPIANË!BILE DHE SHUMË AMERIKANË??harro HilliBilli se dhe ai është në të njëjtën gjëndje si ishin amerikanët e Bushit të ri dhe dik çenei,në një krah,dhe europianët,shrëder e shirak,në krahun tjetër!ë ka këtë afrësi HilliBilli ta vendosë veten në të njëjtat pozicione??është i aftë ky hajvan të mendojë se don 47 dhe JDV,gjys 47,po bën të njëjtat gafa që bënë paraardhësit e tij,që kritikon??ky hajvan kujton se duke qënë në krye,duke qënë se gjykkon një ngjarje të ndodhur ka po aq të djertë të mos dëgjojë sa ata që po kritikon se nuk kanë dëgjuar në atë kohë!!ky hajvan me kaq pak kohë që ka në krye të presidencës amerikane,ka bërë aq shumë dëme në amerikë,në aleancat e saj dhe në ekonominë botërore,sa asnjë presidencë,përfshi dhe atë rrëmujën e don45sës,nuk e ka bërë kurrë!!budallalëku më i madh është kur kujton se je më i zgjuari,kur di gjithçka!ky budallallëk merr shënjën plus,budallallëk plus,kur ti mendon se të gjithëve që ju drejtohesh janë të trashë,dhe do ti hanë brroçkullat e tua!!prandaj ky idiot kujton se është shkrimtar dhe libri i tij ishte një best seller!duhet ta ketë o kujtesën e shkurtër o se mileti nuk e dinë që ishte peter thiel ai që e financoi për tu bërë best seller dhe film!për të vjellë të dy!!