Hakmarrja e BE-së ndaj SHBA, përfshin edhe... letrën higjenike

15 Prill 2025, 18:31Bota TEMA
Hakmarrja e BE-së ndaj SHBA, përfshin edhe... letrën higjenike

Bashkimi Evropian ka publikuar listën e produkteve amerikane që do të godasë me masa hakmarrëse nëse negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk përfundojnë me sukses. Lista e më shumë se 400 produkteve përfshin letrat higjienike amerikane, grimin për sytë, purot dhe duhanin, si dhe veshje për burra dhe gra.

Shumica e importeve do t'i nënshtrohen detyrimeve doganore shtesë prej 25%. Masat e BE-së do të hynin në fuqi sot si hakmarrje për rritjen e mprehtë të tarifave të SHBA-së për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, megjithatë unioni pezulloi kundërmasat për 90 ditë deri më 14 korrik, pasi SHBA vonoi gjithashtu vendosjen e të ashtuquajturave tarifa reciproke.

Sipas përllogaritjeve të BE-së bazuar në të dhënat zyrtare të SHBA-së për vitin 2023, pesë kategoritë kryesore të eksporteve nga Amerika në bllok janë: nafta dhe gazi, farmaceutikët dhe ilaçet, produktet e hapësirës ajrore dhe përbërësit e tyre, pajisjet mjekësore dhe furnizimet përkatëse, si dhe automjetet.

SHBA deri më tani ka goditur BE-në me tarifa 25% për çelikun dhe aluminin, e po ashtu 25% taksa për makinat. Sa i përket tarifave "reciproke" 20% të Presidentit Donald Trump për të gjitha mallrat e tjera nga blloku, këto janë ulur në 10% për 90 ditë.

Ndërkohë, negociatat tregtare mes BE-së dhe SHBA-së po vazhdojnë në nivel teknik, tha sot nga Brukseli zëdhënësi i Komisionit Olof Gill.

Komisioneri i Tregtisë Maros Shefkoviç u takua dje në Uashington me Sekretarin Amerikan të Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësuesin e tregtisë Jameson Greer në një raund tjetër negociatash. “BE ende shpreson për një marrëveshje tregtare me SHBA-në, duke përfituar nga afati 90-ditor për një zgjidhje të ndërsjellë të tarifave të pajustifikuara", shkroi komisioneri Shefkoviç në "X", pas takimit me homologët e tij amerikanë. 

Zëdhënësi i Komisionit tha sot se BE pret që të fillojnë "bisedimet thelbësore" dhe theksoi se "një nivel shtesë i angazhimit nga pala amerikane do të nevojitet për një marrëveshje".

Ai sqaroi, megjithatë, se në përpjekjen për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, BE-ja nuk do të negociojë standardet evropiane në lidhje me sigurinë ushqimore.

“Këto nuk janë të negociueshme me SHBA-në, apo me askënd”, theksoi Olof Gill, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për rregulloret evropiane në lidhje me teknologjinë dhe tregun dixhital të BE-së.

Lidhur me produktet agroushqimore, zëdhënësi i Komisionit tha se në vitin 2023 BE importoi produkte agroushqimore me vlerë 12 miliardë euro nga SHBA dhe nënvizoi se importet e këtyre produkteve amerikane në BE janë rritur me 77% që nga viti 2005.

Për makinat, Olof Gill kujtoi se BE-ja dëshiron "të gjejë një zgjidhje më të mirë të mundshme".

"BE mbetet konstruktive dhe e gatshme për një marrëveshje të drejtë - duke përfshirë reciprocitetin përmes ofertës sonë tarifore 0 me 0 për produktet industriale dhe punës për barrierat jotarifore.Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë përpjekje të rëndësishme të përbashkëta nga të dyja palët”, shkruan Komisioneri i Tregtisë në “X”. 

2 Komente

  1. S
    Sass

    Ndalohet rrepsisht,fshirja e bythes me gisht. Bravo auropa

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Ne qofte se "egziston" Evropa e Bashkuar duhet te denoje Genocidin ne Palestine dhe "Embargon" kundrejt Sh.B.A-se ta shfytezoje ne vendet e jugut te Evropes dhe te krijoje Vende pune dhe export teknollogji. Por sic duket kane nevoje per Skllever dhe specialiste te kualifikuar ne emer te "Levizjes se Lire". Per pushtimin e Qipros Evropa "E Krishtere" ka 50 vjet dhe nuk denon Turqine. Zgjohuni sa nuk "Eshte Vone" dhe bashkohuni me Greqine ndryshe do jou pushtojne Cifutet. Ata jane ne ndihme te Erdoganit qe ne kohen e kriminelit Qemal Ataturkut ne 1922! Ndryshe nuk do egzistonin. Prandaj dhe Turqia e erdoganit ben Bla,Bla,Bla dhe asgje nuk i hyn ne kembe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje