Çfarë ndodhi në Francë, bandat sulmuan burgjet dhe u vunë zjarrin makinave

15 Prill 2025, 15:22Bota TEMA
Çfarë ndodhi në Francë, bandat sulmuan burgjet dhe u

Një seri sulmesh janë kryer gjatë orëve të natës ndaj burgjeve në lokalitete të ndryshme të Francës, ku janë përdorur edhe armë zjarri dhe ku shumë automjeteve u është vënë flaka.

Përpara hyrjes së burgut në qytetin Tulon u qëllua me armë automatike, ndërsa makinave në parkingun e strukturës iu vur zjarri, bëjnë të ditur mediat franceze.

Përveç rastit në fjalë, sulme të ngjashme u konstatuar edhe në 7 lokalitete të tjera të vendit, përfshirë qytetin e madh të Marsejës.

Duke reaguar në rrjetin “X”, ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin deklaroi se administratat e burgjeve ishin përballur me përpjekje për intimidim. Ai njoftoi nisjen drejt qytetit të Tulonit për t’u shprehur autoriteteve lokale mbështetjen e tij.

“Republika Franceze po përballet me problemin e trafikut të drogës dhe po merr masa që do t’i çrrënjosin masivisht rrjetet kriiminale”, deklaroi Darmanin.

Një burim i afërt me hetimet e nisura tha për mediat franceze se sulmet ishin të koordinuara dhe qartazi të lidhura me strategjinë e qeverisë kundër narko-banditizmit.

Në shkurt, qeveria franceze i dha jetë një fushate të re kundër trafikut të drogës, me premtimin se do të reduktojë dhunën në rritje të bandave dhe vdekjet e lidhura me rritjen e importit të kokainës.

Lini një Përgjigje