
‘Përgatitja e Ditës së Fundit’ shihej si një hobi i kaluar në kufijtë paranojakë, por amerikanët e zakonshëm shpenzuan 11 miliardë dollarë për artikujt e mbijetesës, vetëm vitin e kaluar.
Sipas sondazheve, rreth një e treta e qytetarëve amerikanë pranojnë se po përgatiten, por pak prej tyre i kanë burimet financiare për ta bërë.
Ndërkohë më të pasurit në botë kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë qindra miliona për sigurimin e komplekseve nëntokësore, ishujve privatë dhe ‘apartamentet e mbijetesës’.
Në fund të vitit të kaluar u zbulua se Mark Zuckerberg po ndërtonte një kështjellë të fshehur prej 100 milionë dollarësh nëntokësore, nën fermën e tij në ishullin Havai, të kompletuar me energjinë dhe furnizimet e veta ushqimore dhe dyert rezistente ndaj shpërthimit, shkruan Daily Mail.
Sipërmarrësi miliarderi Frank VanderSloot, njeriu më i pasur i Idahos, së fundmi bleu një fermë prej 2,000 hektarësh në jug të kompleksit të Zuck-ut për 51 milionë dollarë.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ngritur pyetje të thella rreth mënyrës se si shtetet ndërveprojnë, duke gërryer normat e sjelljes ndërkombëtare”, thuhej në deklaratën e koalicionit jofitimprurës të fizikanëve dhe studiuesve të tjerë të Buletinit të Shkencëtarëve Atomike.
“Dhe më e keqja, kërcënimet e fshehta të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore i kujtojnë botës se përshkallëzimi i konfliktit, aksidentalisht ose qëllimisht, është një rrezik i tmerrshëm”, thonë ata.
Këto shqetësime janë rritur vetëm pasi fushatat e bombardimeve të Izraelit mbi Gazën, në përgjigje ndaj Hamasit.
Shqetësimet e vazhdueshme për një pandemi tjetër, nuk kanë bërë asgjë për të zbutur frikën e kolapsit të shoqërisë.
"Çfarë dinë ata? Miliarderët më të njohur ndërtojnë bunkerë"??? një mut të madh!!doni më tepër??ata nuk dinë asgjë më shumë se të tjerët!i vetmi ndryshim është se kanë mundësi shumë shumë më tepër se të tjerët!!përfytyroni një rast të thjeshtë!!dy persona në ekstremet e shoqërisë!një shumë i pasur dhe një shumë i varfër!!i pasuri ka mundësi të sigurojë gjithçka me shumicë dhe me rezervë!i varfëri duhet të shtyjë ditën dhe në shumicën e rasteve me bythën jashtë dhe barkun bosh!!i varfëri është i zoti të parashikojë një katastrofë që mund të zgjasë vetëm dy ditë,i pasuri nuk është në gjëndje të shikojë një katastrofë që mund të zgjasë një muaj!!kush thoni se mund të mbijetojë??i pasuri që rezervat i ka të mëdha,jo prej zgjuarsisë,por thjeshtë prej mundësisë,o i varfëri që edhe para se të fillonte katastrofa,ishte bythëjashtë dhe i uritur!!prandaj dhe miliarderët ndërtojnë bunkerë!i kanë mundësitë për të harxhuar para pa mbetur as bythëjashtë e as të uritur!miliarderit nuk i prish asnjë punë shpenzojë para për të ndërtuar një sauna finlandeze në shkretëtirë dhe të prodhojë akull në antarktidë!!