Çfarë është BRICS – dhe rendi i ri botëror që ai propozon?

27 Shtator 2022, 10:10Bota TEMA

Çfarë është BRICS – dhe rendi i ri botëror

Duke filluar nga NATO, BE-ja, OKB-ja apo edhe G7-ta, janë të gjitha blloqe, divizione apo aleanca të ndryshme që kanë vizatur prej kohësh peizazhin tonë gjeopolitik.

Por, kohët e fundit, vëmendja po kërkon të fokusohet gjithnjë e më tepër tek BRICS.

BRICS është një akronim që përfaqëson bllokun e përbërë nga 5 prej ekonomitë që shpesh referohen si superfuqi të ardhshme: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Javën e shkuar, liderat e BRICS-it u mblodhën për një samit virtual – nga ku secili shprehën propozimet e tyre.

Secili me një agjendë të tijën.

India ishte e fokusuar në interesat e përbashkëta ekonomike.

Rusia në anashkalimin e sanksioneve perëndimore.

Por Kina kishte atë më ambiciozen.

Kina tashmë dëshiron të kultivojë BRICS-in si një rival kryesor të Perëndimit – një forum për t’u përballur kokë më kokë me Shtetet e Bashkuara.

Për ta bërë këtë, sigurisht atyre iu duhet një koalicion shumë më i madh se vetëm 5 shtete.

Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse propozimi më i rëndësishëm i Kinës ishte që ky bllok tanimë duhet të nisë të pranojë sa më shumë anëtarë.

Dhe 2 vende kanë aplikuar që tani dhe presin anëtarësimin.

Ato janë Irani dhe Argjentina.

Teknikisht të dyja i përshtaten profilit  – ato janë ekonomi në zhvillim, janë të pasura në burime natyrore dhe nuk i ‘nënshtrohen’ sistemit perëndimor.

Mbi të gjitha ama BRICS po kërkon të kundërshtojë G7-ën dhe G20-ën. Në thelb, ata duan një rend të ri ekonomik botëror.

Në teori nuk tingëllon si diçka që nuk mund të realizohet. Një aleancë e re ekonomike mes disa shteteve me pikëpamje të përbashkëta nuk ka pse të jetë problem.

Por në terma më praktikë, si do të dukej ky rend i ri botëror në momentin që kjo aleancë ngre krye mbi superfuqitë aktuale – ato perëndimore?

Shanset janë, me shumë siguri, ky rend do të jetë shumë i ngjashëm me atë që sot ndodh në Kinë.

Dhe sigurisht askujt nuk do t’i pëlqente kjo.

Arsyeja pse Kina është udhëheqësi kryesor në këtë aleancë, është pikërisht fuqia e saj ekonomike.

Së bashku, PBB-ja totale e BRICS është pothuajse $27.5 trilion dollarë dhe Kina kontribuon në pothuajse 70% të këtij numri.

India – 13%, Rusia dhe Brazili 7% secila dhe Afrika e Jugut 3%.

Dhe në këtë pikë, duket e qartë se lista nuk do të ndalet vetëm tek këta të pestë, e as tek dy hyrjet e reja.

Sipas Kinës, ka një listë të gjatë anëtarësh potencial si: Egjipti, Turqia, Indonezia, Kazakistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Senegali, Tajlanda.

Disa prej tyre janë aleatët kryesorë të SHBA-së dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Kinës i intereson që ata t’i bashkohen BRICS-it.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm rreth BRICS-it, është fakti se ata po krijojnë një monedhë të re krejt të tyren.

Një ide e ngjashme kjo me propozimin e shumë viteve më parë të ish-liderit libian Muahamar Gadafi i cili propozoi krijimin e një monedhe afrikane gjë e cila nuk u realizua kurrë.

Nëse kjo funksionon, 20 vite më vonë, do të shihnim një botë ku nga njëra anë do të kishim sisemet me ndikim perëndimor të udhëhequra nga valutat dollar-euro. Dhe nga ana tjetër, do të kishim rublën e Kinës apo Juanin rus, apo çfarëdo që do të jetë kombinimi që ata do të zgjedhin.

Sigurisht, askush nuk e di nëse deri atëherë, çdo valutë do të jetë kthyer ose jo në një format digjital, apo nëse Bitcoin do vazhdojë të ekzistojë si një entitet i veçantë apo do të jetë ndaluar tërësisht.

Asgjë nuk është më e sigurt rreth të ardhmes sonë ekonomike në këtë pikë.

Diçka ama, duket se është mjaft e qartë, dhe ajo është e vërteta rreth synimeve të Kinës. Ato janë mjaftueshëm të qarta.

Pyetja është, si duhet të përgjigjet bota?

5 Komente

  1. A
    ANALFABETI

    DETAJISTI Mos i ke ngateruar vendet shteteteve se mesa diune eshte kunderta (Rubla eshte Ruse dhe Juan=i kinez) rublën e Kinës apo Juanin rus

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "Në thelb, ata duan një rend të ri ekonomik botëror. Në teori nuk tingëllon si diçka që nuk mund të realizohet." kjo është e vërtetë,gjë që jo vetëm mund të realizohet por dhe ka qënë realitet,jo shumë larg!! ndoshta shumica e ka harruar,kanë kaluar mbi 30 vjet,që është shumë më tepër se 3 ditët e bujës dhe më pas rifillon harresa,nga rënja e anës tjetër të "rendit botror",të atij "socialist"!! në atë kohë ishte BRSS në krye dhe kina diku brënda!! po të shohësh si të shkuarën dhe realitetin e sotëm,kemi të bëjmë me po të njëjtat shtete,ose pak a shumë,të paktën në anën politike!! shtete,nga autokratike deri diktatoriale!! pak a shumë e pamë si përfundoi historia 50 vjeçare e "rendit botror" të udhëhequr nga BRSS!!nuk ma merr mëndja të shkojë më mirë ky këtë radhë!!ndryshe nga e kaluara,ekonomia botërore është më e lidhur dhe e ndërvarur!! "Por në terma më praktikë, si do të dukej ky rend i ri botëror në momentin që kjo aleancë ngre krye mbi superfuqitë aktuale – ato perëndimore?" " ngre krye mbi superfuqitë aktuale – ato perëndimore?"për të vetmen arsye të thjeshtë!! të gjithë,ose gati të gjithë vëndet e BRICS-it,janë të drejtuara nga autokratë ose diktatorë!! "superfuqitë perëndimore" dhe në aleancën e tyre kanë demokraci të thjeshtë! G7-janë 7 vëndet më të pasura,G20 e njëjta gjë!!pra nëse një ditë shqipëria do të jetë e 5sta në botë,do të hyjë tek G7 dhe do të dalë amerika nëse bie më poshtë se vëndi i 7të!!shëmbull humor,por kështu është!! prandaj nuk kemi një "rend të ri" ë po përpiqet të krijohet,kemi vetëm një "rend të vjetër"që kërkon të ringjallet!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajro Lula

        Kerkojne rend te ri boteror me brazilianin Bolsonaro ??? Hahahahahahahaha Sdo gjesh ne Ruzull politikan me pyke ne diell se Jair Bolsonaro , me kungull pa fara sa do te kerkosh , nuk do gjesh ... Pastaj desha ta dija se kush eshte shuma ne total e BRICS .Cila eshte shuma per te cilen BRICS disponon ne rast se dikush nga keto shtete ose nga shtete orbite te tyre pesojne disfate ekonomike dhe keta mund ta mbulojne me valute ne rjedhje te perhershme deri sa te ngrihet ne kembe..... Pastaj cila eshte monedha per te cilen perfaqeson BRICS ?? Kur dihet qe FMN -ja ka $ , Eurozona ka EURO ...BRICS ke ka ????? Eshte nje pyetje qe do pergjigje , sepse dihet qe secila monedhe qe keto shtet perfaqesojne nuk kane as me te voglin shanc te perplasen me $ ose Euron , keshtu qe duhet te kene nje monedhe qe do ti perfaqesoje te gjitha bashke , dhe deri tani nuk kane ...kjo e para , dhe e dyta qe dihet boterisht dhe nga te gjithe eshte se shteti Helen ne 2015-ten deshte te dilte ose deshin ta nxirnin , "mereni si te doni "nga Eurozona dhe te shkonte te BRICS ....BRICS-i ama nuk i ndihmoi , duke nxjere pretendimin se : ne nuk jemi te afte te mbulojme nje shume kaq te madhe qe kerkoni ju per largim nga Eurozona ....me pak fjale dhe popullorce bjeri defit se ndoshta del muzike e degjuar , e c'muzik do presesh nga defi ?? Thjesht jane presione ndaj organizmave perendimore si FMN dhe Banka Boterore ose Banka Qendrore Europiane ...te gjitha keto kane nje monedhe qe i perfaqeson , keta ckane , kane Bolsonaron e Trumpit , kane Kinezin , dhe Putinin ...nga keta , ndoshta do tju vije cudi , megjithate me seriozi eshte indiani ...mblidhen nje here ne kaq dhe duan te ushtrjne nje presion artificial ndaj rendit ekonomik perendimor ...vec jane spekulla , nese duan te krijojne nje treg te perbashket , bukur fort , por titulli i botimit thote tjeter gje .....thote per BRICS rendin e ri Boteror .....

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olsi Hipopotam Curri

          Bolonaro edhe disa dite eshte do ta haj nga Lula.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            hajro në ekonomi ka një ligj të thjeshtë! prodho-shit e bli!! perëndimi po e bën këtë gjë!kush prodhon dhe shet e blen në të njëjtën kohë!! dhe këta të tjerët,nga kina që është më e forta,prodhojnë shesin e blejnë! deri tashti kina është treguar më e zgjuara,ka shitur gjithçka që ka me shumicë,ka prodhuar sa ka qënë e mundur,por mbi të gjitha ka ngritur nivelin arsimor!! kjo e fundit është shumë pas në indi,brazil dhe afrikën e jugut,diktatura putiniane ndryshe nga tërë vëndet e tjera e ka çuar pas rusinë!! perëndimi ose rendi perëndimor nuk ka penguar askënd që të shkojë përpara!! kemi korenë e jugut që si gjysma e koresë,ka përparuar në një nivel të jashtëzakonshëm,kina,gjithashtu ka përparuar sa më nuk bën,megjithëse është ideollogjikisht një kundërshtare e perëndimit,brazili ngadal ngadal ka avancuar në ekonomi!! pra "rendi perëndimor" i ka dyert e hapura për të tërë,dhe për kundërshtarët ideollogjik,dhe për diktaturat dhe për debilat si putini!! por si i thonë fjalës,"unë jam i forti i lagjes,nuk mund të dalë një spurdhjak,a shumë,që i kam rritur unë e të më bëjnë pordhë"!! këtë po bëjnë këta spurdhjakë diktatorë dhe aspirantë diktatorë që kërkojnë me forcën e gomarllëkut të tyre të tregojnë se janë "të fortë",se mund të ndryshojnë gjithçka vetëm e vetëm se janë RrK!! shikoni atë idiotin e turqisë,po e shkatërron vëndin vetëm e vetëm se i ka hipur në kokë se di të drejtojë dhe ekonominë,ky cari(kari)i rusisë po e njëjta gjë,i është mbushur mëndja se është gjeneral dhe gjenial!! më sagllami nga këta,por prapë i pjerdhur nga sëmundja e diktatorëve,është xi-ja!! sidoqoftë shpresoj tia kenë shkërdhyer robt!shpresoj që të rivendosin rregullin e dy andateve prapë në kinë dhe ta çojnë këtë bir kurve në të sëmës!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje