Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synon të njoftojë planet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe një referendumi kombëtar më 24 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës.
Lajmi raportohet nga Financial Times, e cila citon zyrtarë ukrainas dhe evropianë të përfshirë në procesin e planifikimit, si dhe burime të tjera të njohura me çështjen.
Sipas raportimit, Ukraina ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve paralelisht me një referendum të mundshëm mbi një marrëveshje paqeje me Rusinë. Këto zhvillime vijnë në një moment delikat për vendin, ndërsa lufta vazhdon dhe situata e sigurisë mbetet e tensionuar.
Gazeta britanike shkruan se administrata e presidentit amerikan Donald Trump i ka bërë presion Kievit që të zhvillojë të dy votimet deri më 15 maj, duke paralajmëruar se në të kundërtën Ukraina mund të rrezikojë humbjen e garancive të sigurisë të ofruara nga Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje, ndërsa mbetet e paqartë se si do të organizohen zgjedhjet dhe referendumi në kushtet e luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Ukraina do te dilte e fituar vetem nese ne Referendum do te merrnin pjese edhe cdo qytetar ukraines qe nuk jeton ne Ukraine. Nderkohe votimi ne kete Referendum do duhej te ishte i detyrueshe per te gjithe ne moshe per te votuar!
Zgjedhje dhe referendum brenda 2 javesh kjo ndodh vetem ne vendet me diktatore, por edhe ata i japin me shume kohe kundershtareve per t'u perballuar per t'u dukurr sa me demmokrate..
or taj a e lexon se çfarë është shkruar??e para nuk është zelua që kërkon referendum a zgjedhje por FT!!e dyta,dhe FT thotë se "zelua do thotë,shpallë, në 24 shkurt datën e referendumit a të zgjedhjeve"dhe jo do mbahen zgjedhjet a referendumi pas dy javësh!lexojeni një herë para se të shkruaniiiiiii!!
Referendumi duhet te organizohet vetem pas disa vitesh armepushim! Referendumi ne dimer, nen bombardime, pa energji dhe frike per jeten, eshte te tallush me vehten o Zelenski dhe popullin tend. Shume e trishtueshme kjo deklarate jo serioze e tij per zgjedhje dhe referendum.