Flet pronari i lokalit ku ndodhi tragjedia në Zvicër: Ambienti ishte inspektuar disa herë

3 Janar 2026, 08:25Bota TEMA
Flet pronari i lokalit ku ndodhi tragjedia në Zvicër: Ambienti ishte

Hetimet mbi ngjarjen tragjike në Zvicër, ku të paktën 40 persona humbën jetën dhe 119 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri në një lokal, vijojnë.

Një nga pronarët e barit Le Constellation, ku shpërtheu zjarri në natën e Vitit të Ri, ka reaguar për mediat zvicerane duke mbrojtur protokollet e sigurisë së vendit. Ai ka deklaruar se lokali ishte inspektuar “tre herë në 10 vjet” dhe se gjithçka ishte bërë sipas standardeve të kërkuara.

Pronari theksoi se ambienti kishte kaluar kontrollet e nevojshme dhe shtoi se mbeten të angazhuar për të ndihmuar në sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

Ky reagim vjen ndërkohë që autoritetet zvicerane po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe për të verifikuar nëse materialet e përdorura në tavanin e lokalit kanë qenë në përputhje me rregulloret e sigurisë.

Sipas autoriteteve, fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës, shumë pranë tavanit të ulët prej druri, dyshohet se kanë qenë shkaku i zjarrit.

2 Komente

  1. E
    Edlira

    Pupupupu...tavani komplet me bukepeshku dhe mori flake prej xixave dhe pronari justifikohet se i kishte dhe ka ne rregull kushtet per mbrojtjen kundra zjarrit! Te dalshin si vegim njerezit e pafajshem qe pane sketerren me sy dhe u dogjen se gjalli!!! Kush meriton Ferrin dhe kush vdes ne flake...Vdesin 47 njerez nder flake dhe ky thote "jam ne rregull me ligjin!"Bote e ndyre!

    Përgjigjjuni
    1. b
      black jack

      thjesht prania e atyre lloj fireworks ne ate local ordiner nuk ka nevoje per he time me tej , qe jane shkaktari i zjarrit , dhe nuk duhet te lejoheshin te perdoreshin ne ate ambient te rrezikshem per zjarre ,kshu qe keq puna o bosso i atij locali and hotelerie ,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje