Forcat komando izraelite vepruan brenda Iranit gjatë luftës, thotë shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral lejtnant Eyal Zamir në një deklaratë, raporton Times of Israel.
“Ne shkaktuam dëme të konsiderueshme në aftësitë raketore të [Iranit], shkatërruam qindra lëshues dhe shkaktuam një vonesë të konsiderueshme me planet e tyre të ndërtimit të forcës. Përveç kësaj, arritëm të vendosnim superioritet inteligjence, teknologjik dhe ajror. Arritëm një nivel lirie operacionale në qiellin e Iranit dhe në çdo vend që zgjodhëm të vepronim”, theksoi Zamir.
Ai thotë se këto arritje “u bënë të mundura, ndër të tjera, falë koordinimit të plotë dhe mashtrimit nga forcat komando ajrore dhe tokësore”.
“Këto forca vepruan fshehurazi thellë në territorin armik dhe kryen operacione që na dhanë liri operacionale veprimi,” thotë Zamir.
Nuk është e qartë nëse Zamir po i referohet komandove të Mossad-it të cilët, në fillim të operacionit, kryen veprime për të neutralizuar mbrojtjen ajrore iraniane dhe raketat balistike, apo nëse ai po zbulon për herë të parë veprimet e komandove të IDF-së.
Na plasi Rrocka
Miti i Izraelit te pathyshen te kjo lufte me Iranin ra. Izraeli e pa veten ngushte nga raketat Iraniane pothuajse i gjithe Izraeli u fut neper bunkjere dhe aktiviteti ekonomik i vendit shkoi ne zero. Natyrisht dhe Irani pati humbje te medha por Irani na tregoi se eshte nje fuqi rajonale serioze qe nuk mundesh ta nenvleftesosh.
Izraeli eshte futur ne bunkere prej vitesh nga rraketat e Hamasit, por askush nuk e ka denuar Hamasin per kete « genocid » prandaj te duket sikur vetem tani u futen neper bunkere. Nga keto 2 jave u vertetua qe Irani i cili terrorizonte fqinjet dhe i bombardonte si ti tekej, eshte thkeshte nje tiger prej letre para Izraelit. I njejti Iran qe bombardonte Arabine Saudite dhe nuk i hynte gjemb ne kembe, kete rradhe e pa veten ngushte me qiellin te pushtuar nga Izraeli, dhe i pafuqishem per tu mbrojtur. Nese Izraeli shkaterroi mbi 95% te rraketave Iraniane, pra suksesi Iranian ishte 5%, nga ana tjeter suksesi Izraelit ishte 100% ne bombardimin e objektivave. Urrejtja per Izraelin mund te te deformoje realitetin por faktet tregojne ndryshe. Vetem fakti qe ishte Irani qe kerkoi armepushim, nderkohe qe Izraeli u deryrua ta pranonte armepushimin prej presionit te Amerikes tregon se cili nga te 2 shtetet ishte me shume ne veshtiresi.
Me Iranin nuk eshte kollaj. Izraeli mendoj se do te fuste ne lufte ameriken, por nuk ka sot budallej, secili per vehte. Po te kishte vazhduar lufta izrael nuk do te kishte me, por bota nuk e lejoj, por i trgoj izraelit qe duhet te permbahet e te mbaje vendin qe i takon.