Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

25 Qershor 2025, 18:12Bota TEMA
Misteri i zhdukjes së 400 kg uranium

Guaska ishte thyer, por brenda ishte bosh.

Në tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e Bashkuara dhe dje sërish nga Izraeli – nuk kishte 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, që në muajin maj kishte trembur Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së. Me atë material, Republika Islamike ka mundësinë të ndërtojë bombën, siç pretendojnë Netanyahu dhe Trump, prandaj kërcënimi është ende i pranishëm.

Avionët izraelitë, bombat amerikane me peshë 13 tonë, raketat Tomahawk, kanë shkatërruar impiantet, në sipërfaqe dhe nën tokë, me një nivel dëmi që mund të vlerësohet vetëm me kalimin e kohës, por ndërkohë iranianët kanë zhvendosur uraniumin në vende sekrete.

Për Izraelin, kjo është arsye e mjaftueshme për të shpallur një tjetër fazë të gjuetisë ndaj thesarit radioaktiv të Iranit.

 

Kjo u kuptua menjëherë pas sulmit amerikan. Ndërsa Trump fliste për një “shkatërrim total” të objektivave dhe për “dëme monumentale”, duke theksuar misionin spektakolar në distancë të gjatë të bombarduesve B-2 Spirit, shërbimet e fshehta amerikane mbeteshin të kujdesshme në deklarata.

Në New York Times, një burim i kualifikuar tha se qeveria amerikane nuk e di se ku është depozituar uraniumi i pasuruar nga Irani.

Edhe zvpresidenti amerikan J.D. Vance, në një intervistë televizive, pranoi: “Nëse materiali i rrezikshëm është zhvendosur para sulmeve, duhet të flasim me iranianët.”

Një tjetër konfirmim vjen nga drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: “Më 13 qershor, Teherani i dërgoi një letër IAEA-s për të sinjalizuar se do të miratonte masa të veçanta për mbrojtjen e pajisjeve dhe të materialit bërthamor,” shpjegoi Rafael Grossi, duke shtuar se tani duhet të kërkojë nga Republika Islamike lejen që inspektorët të shkojnë dhe të verifikojnë vendin ku është depozituar uraniumi.

Po ku ndodhet ai?

Dhe si mund ta neutralizojë Izraeli këtë rezervë uraniumi, ndërkohë që, sipas ekspertëve të armatimeve bërthamore, regjimi iranian në laboratorët e Fordow mund të kishte arritur të pasuronte uraniumin në nivelin 90 për qind (pra në kufirin për prodhimin e një bombe) brenda vetëm tre javësh.

“Kemi një pistë interesante se ku mund të ndodhen ato 400 kilogramë,” deklaron Netanyahu, duke iu referuar informacioneve të inteligjencës që Mossad-i nuk do të ngurrojë t’i përdorë për të gjurmuar rezervat, për t’i kontrolluar dhe, nëse është e nevojshme, për të ndërhyrë.

Sipas imazheve satelitore, janë parë 16 kamionë në hyrje të objektit në Fordow, dy ditë para sulmit amerikan, ndaj mund të supozohet se ato janë përdorur për të zhvendosur uraniumin.

A janë ndjekur ato mjete deri në destinacion? Nuk është e qartë nëse kamionët janë përdorur për transportimin e uraniumit, pasi për këtë nevojiten mjete më të vogla, duke qenë se materiali ndodhet në formë pluhuri dhe ruhet në cilindra metalikë.

Ashtu siç mbetet ende mister “sajti nëntokësor bërthamor” prej 10 mijë metrash katrorë, i ndërtuar brenda një mali afër Natanz-it,” për të cilin flasin iranianët.

“Pothuajse me siguri ekzistojnë laboratorë sekretë për të cilët nuk dimë asgjë,” thotë profesori Jeffrey Lewis nga Middlebury Institute of Monterey, studiues i programit të mos-përhapjes bërthamore.

Përveç rrjetit të spiunitazhit, në gjuetinë për thesarët radioaktivë të Iranit, Izraeli mund të mbështetet edhe në një avion të posaçëm amerikan: WC-135 Constant Phoenix.

Ky është një avion i përshtatur për të zbuluar radioaktivitetin në ajër. Modelet më të fundit janë në gjendje të identifikojnë edhe gjurmët më të vogla. Ai ndjek lëvizjet në hapësirën ajrore mbi objektiva të dyshimta. Një burim ushtarak pohon se një WC-135 ndodhet prej një muaji në Arabinë Saudite – gjë që është konfirmuar edhe nga kanali rus Topwar – por nuk ka ende konfirmime zyrtare.

Duhet thënë gjithashtu se thesari radioaktiv i Iranit nuk është vetëm uraniumi i pasuruar në nivelin 60 për qind. Në raportin e fundit të muajit maj, IAEA vlerëson se Irani zotëron 274 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 20 për qind, 5.5 tonë uranium të pasuruar në 5 për qind, dhe 2.2 tonë uranium të pasuruar në vetëm 2 për qind.

“U detyruam të ndërhynim ushtarakisht,” – thotë Netanyahu – “sepse Teherani, pas vrasjes së Nasrallah-ut në Bejrut në shtator, po nxitonte drejt ndërtimit të bombës.”

Kjo nuk përputhet plotësisht me raportin e IAEA-s, i cili konstaton një rritje të pazakontë në prodhimin e uraniumit të pasuruar në 60% (166 kg më shumë në tre muaj), dhe që për herë të parë në 20 vjet e kritikon Iranin për shkelje të Traktatit për Mos-Përhapjen Bërthamore.

Por, në të njëjtën kohë, raporti nuk përmban elementë që të provojnë se Irani po ndërton një bombë. “Nuk duam një Iran bërthamor, as nuk duam shtete të tjera me armë bërthamore,” – deklaron drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi.

Megjithatë, parlamenti iranian është duke diskutuar një projektligj që do të ndërpriste bashkëpunimin me Agjencinë Atomike të Kombeve të Bashkuara. / bota.al

12 Komente

  1. E
    Erdogan

    eh sa shume po e krujne qeveria e Iranit. Po Netanjahu do jua gjej o qelbesira edhe ne brime te bythes po ta keni futur! Ja mbaheni mend teroriste te ndyre islamik! Shife tani kur te thote Netanjahu se do fillojme nga e para! Dhe Trump do ti shkoj nga mbrapa zi zagar gjahu! Ec aty Izrael!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llazi, shoku i Hajros

      nga informacionet qe me arriten Muc Xhepa, diplomati i karrieres dhe prozator po negocion me palet per te gjetur nje zgjidhje plausibel per te dyja palet

      Përgjigjjuni
    2. B
      Berti

      Boll me genjeshtra se late nam I budallallepset njerezit.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .................

        Ja se e gjen Mero ku e kane cuar

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abu Albani

          Mero shkruan hartime kunder Berishes. Nuk merret me ato pune ai.

          Përgjigjjuni
      2. N
        Nardi

        Do e kene fshehur ne Tepelene ke fshati I meros.Ka akoma budallej qe i besojne keto genjeshtra.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          Ky artikull eshte vetem nje perkthim i origjinalit, prandaj Nardi nese nuk te pelqen shko e degjo poshte ballkonit te katit te 8-te ...

          Përgjigjjuni
        2. T
          Turi

          Filluan te genjejne pa pike turpi te majtet,i semure çdo sukses I Trumpit.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .....

            Po keta qe e kane bomben berthamore dhe kercenojne, perse nuk e asgjesojne?! Pra keta duan te skllaverojne boten tjeter, por nuk kane te drejte te ndalojne te tjeret se Tramp me Putinin nuk njohin me asnje te drejte nderkombtare dhe bile edhe OKB eshte kot sot. Tramp dhe putin po bejne sipas qejfin dhe bota tjeter duhet te jete skllavja e tyre. Jo, mor ! Amerika nuk e njehe as gjykaten nderkombtare te Hages, pra edhe ata njerez qe perkrahin Ameriken ne kete raste e kane shume gabim; eshte te rrishe me koke poshte e bythen larte ne qoftese udhehiqemi nga demokraci dhe bashkeendimi i ligjeve te njohjes se reciproritetit sovran te vendeve.Izraeli nuk e ka nga vetja por eshte i futur si ndermjetes: fillo ti se te mbeshtese e mbroj une ! Nuk perkrahe regjimin iranian te sotem, por perkrah te drejten nderkombtare qe asnje vend nuk ka te drejte te sulmoje tjetrin.Me ato qe po ben Trapi po rrezikon boten ta fuse ne katrahure dhe njerezit e "perparuar" qe na çajne menderen tani jane ne perkrahje te Amerrikes; ose jane idiote, ose jane servile e hipokrite dhe ketu matet serioziteti dhe paqja e tyre. Demokracia nuk eksportohet me lufte ne asnje vend, por kjo nuk eshte as demokraci e as liri, vetem teori. Shiko çfare u be ne Kore, Vietnam, Afganistan, Tunizi, Libi, Egjypt Siri , Irak etj. Te gjitha keto vende jane kthyer ne katrahure qe po çfrytezohen nga ata qe exportuan demokracine ! Pika ne bythe kesaj demokracie dhe ketij shteti ligjor!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Për cilën të drejtë ndërkombëtare flet ti zotëri? Islamikët radikalë që skllavërojnë gjysmën e popullit të vet (gratë) kanë të drejta ndërkombëtare? Që vrasin gratë pse vënë shaminë shtrembër? Që falen nga mëngjesi në darkë allah shfarose izraelin?? Që blejnë raketa balistike që godasin në 2000km largësi?? Që furnizojnë terroristët me armë me paratë e popullit të shkretë? Për cilën të drejtë ndërkombëtare e kishe fjalën ti???

              Përgjigjjuni
            2. d
              drejtesia

              Do gjejne mutin qe te hane e te ngopen! Pse israeli duhet ta kete dhe Irani jo? O asnjeri o te gjithe!

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igor

                Ketu shihet se si veprohet ne kohen e fashizmit modern ku dikujt ia kontrllojne edhe breket kurse Izraeli mundet te prodhon cka te don dhe nuk lejon te kontrollohet nga nderkombetaret dhe sot keta fashiste shesin botes genjeshtra kurse jane te interesuar per paqen ne bote e njejta ndodhe ne Ukraine keta furnizojne me arme Ukrainen por nuk guxojne ti ndihmojne ushtarakisht pra harojeni paqen pse interesi eshte vetem te shitja e armeve dhejo per paqen qe nuk dote vjen derisa jetojne fashistet dhe populli injorant nuk zgjohet nga gjumi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje