VIDEO: Momenti kur anija 217 metra e gjatë përplaset me portin në kanalin e Suezit

25 Qershor 2025, 15:15Bota TEMA
VIDEO: Momenti kur anija 217 metra e gjatë përplaset me portin në

Një incident dramatik ndodhi në një port të kanalit të Suezit, kur një anije e madhe mallrash doli jashtë kontrollit dhe u përplas me skelën pranë terminalit të trageteve Al Qantara.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur RED ZED 1, një anije 217 metra e gjatë me flamur të Liberisë, lëviz me shpejtësi drejt portit ndërsa punonjësit vrapojnë për t’i shpëtuar goditjes.

Sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit, shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një "dështim i papritur i sistemit të timonit", ndërsa anija ishte në rrugë për në Sudan, pasi kishte nisur udhëtimin nga Holanda.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar apo viktima. Autoritetet e Kanalit njoftuan se kriza u menaxhua plotësisht brenda vetëm 60 minutash, falë reagimit të shpejtë të ekuipazhit dhe përdorimit të tre rimorkiatorëve që u dërguan menjëherë në vendngjarje.

“Ekuipazhi arriti të shmangte një katastrofë më të madhe duke kthyer anijen në mënyrë që të përplasej vetëm me anën anësore,” tha autoriteti në një deklaratë zyrtare. Pas incidentit, pasagjerët që ndodheshin pranë zonës u evakuuan menjëherë.

Anija u rimorkiua drejt zonës El-Balah për inspektim dhe riparime. U konstatua një vrimë e vogël mbi nivelin e ujit në pjesën e përparme të anijes, e cila u riparua menjëherë.

Kreu i Autoritetit të Kanalit, Admirali Ossama Rabiee, theksoi se falë sistemit të integruar të menaxhimit të krizave, lëvizja në kanal nuk u ndërpre dhe trafiku vijoi normalisht.

1 Komente

  1. J
    Juli

    Z- Ruse. Rusë do jenë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje