Izraelitët “harrojnë” luftën, “pushtojnë” plazhet e Tel Avivit: Shpresojmë të na shpëtojë Trump

25 Qershor 2025, 14:58Bota TEMA
Izraelitët “harrojnë” luftën,

Vendosja e armëpushimit më Iranin çliroi izraelitët. Plazhet e Tel Avivit janë mbushur plot me njerëz që duan t’i rikthehen sa më parë normalitetit.

Ata shprehen për TCh se janë të lumtur që lufta përfundoi dhe bën thirrje për paqe.

Si është situata tani?

“Tani lufta mbaroi. Jemi shumë të lumtur! Siç e shihni po shkojmë në plazh. Shpresojmë që Trump të na shpëtojë”, shprehet një banor i Tel Avivit.

“Urojmë që të shohim dritën në fund. Të gjithë erdhëm në shtëpi sa më shpejt që ishte e mundur. Paqe, paqe për të gjithë”, tha një izraelite.

Izraeli e nisi befas ofensivën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar centralet bërthamore të Iranit, që mohon me forcë se po bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore.

Republika Islamike u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite.

Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën. Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 vetë në Izrael.

 

 

1 Komente

  1. V
    Vishja kot

    Plazhi duket bosh, apo me bejne syckat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje