Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin.
I pyetur nëse mendon që Putini ka ambicie territoriale përtej Ukrainës, Trump u përgjigj: “Është e mundur”, duke lënë të hapur mundësinë e planeve më të gjera të Moskës.
Megjithatë, ai shtoi se ka bindjen se presidenti rus “dëshiron të zgjidhë”, duke nënkuptuar një mundësi për ulje të tensioneve nëse krijohen kushtet e duhura.
“E konsideroj atë një person që mendoj se është çorientuar,” u shpreh Trump, duke treguar një qasje më e kujdesshme por jo përjashtuese ndaj Putinit.
Trump gjithashtu zbuloi se Putin e kishte telefonuar për t’i ofruar ndihmë lidhur me Iranin, por ai kishte refuzuar ofertën. Pa dhënë shumë detaje, presidenti amerikan theksoi se preferon të trajtojë çështjen e sigurisë në Lindjen e Mesme pa ndërhyrje nga Rusia.
Në lidhje me luftën në Ukrainë, Trump tha se shpreson të arrijë një marrëveshje me Moskën, duke përsëritur besimin e tij se “mund të pajtohet me Rusinë” në këtë çështje. Deklaratat e tij vijnë mes një klime të tensionuar ndërkombëtare, ku qëndrimi i SHBA-së ndaj Rusisë mbetet vendimtar për të ardhmen e konfliktit.
Me sa duket i paska dhene duart Ukraines ky guaku , qe hodhi dy bomba dhe kujton se eshte shpetimtari i Botes ….mjere ne qe jetojma ne kohen e ketij lamashi te Putinit Ky do ti beje nje dem kaq te madh NATOs qe do duhen dekada te tera te rikoperohet demi
O te dhjefsha kete kurvarin e peshtire me surratin me boje dhe ate kurven ruse me surratin e fryre me botoks. 2 pleq te ndyre qe do fusin boten ne lufte para se te cofin.
ne duart e ketij perversi paska ngelur Amerika……