Samiti i NATO-s, Meloni: I thashë Trump që vendosmëria e përdorur në Iran duhet për Ukrainën dhe Gazën

25 Qershor 2025, 15:55Bota TEMA
Samiti i NATO-s, Meloni: I thashë Trump që vendosmëria e

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë pas përfundimit të samitit të NATO-s, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Presidentit Donald Trump dhe liderëve të tjerë që të tregojnë të njëjtën vendosmëri si në përballjen me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit edhe për krizën në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës.

“I thashë Presidentit Donald Trump dhe samitit se e njëjta vendosmëri që u tregua në luftën mes Izraelit dhe Iranit duhet të përdoret edhe për dy armëpushime të tjera: për Ukrainën dhe për Gazën. Situata në Gaza është e paqëndrueshme”, deklaroi Meloni gjatë një konference për shtyp në mbyllje të samitit.

Komentet e saj vijnë në një moment kritik për politikën ndërkombëtare, me tensione të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe një luftë që ende po vazhdon në Ukrainë.

Meloni theksoi nevojën për një qasje të bashkërenduar dhe të fortë nga Perëndimi për të shtyrë drejt një zgjidhjeje diplomatike në të dyja frontet.

 

4 Komente

  1. K
    Krasnovi

    Zonja Meloni, Trump e ka te pamundur te vendose ne luften Rusi-Ukraine, vetem nese shefi i Kremlinit e udhezon/urdheron per nje sherbim te tille.

    Përgjigjjuni
    1. a
      american25al

      Jam kunder luftes por ne kete rast Trump i ka dhene nje mesim te mire regjimeve aventureske si Iranit qe bente nga nje parade ushtarake ne jave dhe kercenonte jo vetem Izraelin por edhe Ameriken vete , ku jane tani... besoj se ky rast do te sherbeje si mesim per te gjithe si dhe per europianet llafazan e njerez te salloneve dhe prapaskenave dhe jo te burrerise....

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Edhe unë jamë kundër luftës, po nuk jam me mendimin tënd “american25al” Trump nuk i dha mësim, por mua më duket se ka qën një marrëveshje për të mbullur konfliktin, ku të tria palët të dilnin “të fituara” dhe mos haro irani është fuqi rajonale, raketat qe disponon irani u vërtetua se nëse e vazhdonte konfliktin amerika do pësonte goxha humbje siç pësoi izraeli, leri më një anë dëshirat shiko realitetin…!

        Përgjigjjuni
      2. !
        !!??

        Para disa ditësh ministri i mbrojtjes italiane deklaroi, se: “…nato ka humbur misionin e vet dhe duhet te shperbehet…” Meloni mirë bën qe kërkon ndërhyrje për shuarjen e dy vatravet! Në gaza amerika po deshi e shuan zjarrin brenda pak ditëvet, kurse në ukrain e ka shumë të vështir pa plotësuar kushtet e rusis për arsyet qe dihen nga njerëzit normalë përjashto rusofobët!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje