Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i pyetur se përse nuk ka arritur ende t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha se është më e vështirë nga sa njerëzit mendojnë.
“Sepse është më e vështirë nga sa njerëzit mendojnë”, përgjigjet Trump, duke shtuar se Putini ka qenë “më i vështirë”.
“Javën e kaluar vdiqën 700 persona. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, vijoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar luftimeve mes Ukrainës që vijojnë prej shkurtit 2022.
“Sinqerisht, pata disa probleme me Zelenskyn. Mund të keni lexuar për to”, thotë Trump, duke iu referuar një debati të ashpër midis dy liderve në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.
Më herët, Donald Trump u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Një takim i gjatë dhe kuptimplotë me Presidentin Trump . Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Biseduam se si të arrijmë një armëpushim dhe paqe të vërtetë. Biseduam se si të mbrojmë popullin tonë. Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes”, tha Zelensky në Telegram, duke shtuar se do të ketë “detaje më vonë”.
……I shall make an end to the war in 24 hours…….