Në deklaratat e tyre gjatë një konference të përbashkët për shtyp, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte iu referuan konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke përdorur metafora.
Presidenti amerikan i krahasoi dy vendet ndërluftuese me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”, teksa deklaroi:
“Ata po luftojnë egërsisht, nuk mund t’i ndalosh. Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”
Mark Rutte, duke iu referuar komentit të Trump dhe një deklarate të mëparshme publike në të cilën ai përdori gjuhë të ashpër, shtoi:
“Dhe pastaj, babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar ata.”
Deklarata e shefit të NATO-s u bë menjëherë virale në rrjet duke shkaktuar reagime të shumta.
Lini një Përgjigje