Foshnja 10 muajshe mbahet peng nga Hamasi, të afërmit: Nuk e dimë nëse është gjallë

29 Nëntor 2023, 09:52Bota TEMA

Foshnja 10 muajshe mbahet peng nga Hamasi, të afërmit: Nuk e dimë

Një foshnjë vetëm 10 muajshe, Kfir Bibas u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor.

Më shumë se 50 ditë që nga rrëmbimi nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tyre në jug të Izraelit, familja e Kfir thotë se nuk e dinë nëse fëmija i tyre është gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund t'ja dalë”, tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për CNN, duke mbajtur në dorë një fotografi të djalit të vogël.

Kfir, vëllai i tij katër-vjeçar Ariel, nëna Shiri, dhe babai i tyre Yarden u rrëmbyen nga Nir Oz, një kibut izraelit që u shkatërrua kur u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Sulmuesit vranë më shumë se një e katërta e komunitetit dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë, ndërsa qëlluan në shtëpitë e njerëzve, plaçkitën dhe shkatërruan atë që mundën.

Emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen.

Rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga Hamasi në të gjithë Izraelin jugor atë ditë, sulmi më i madh terrorist ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet e tij, shumë prej të cilëve kurrë nuk janë akuzuar apo dënuar.

Foshnja 10 muajshe mbahet peng nga Hamasi, të afërmit: Nuk e dimë

2 Komente

  1. L
    Lani

    Kaq i vogël?! Të na shpjegojë ndonjë bashkëkomentues se përse morën dhe mbajnë një peng në këtë moshë?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moses

      Sepse i permbahet kriterit; PALESTINE TO BE FREE FROM THE RIVER TO THE SEA ! Qe kerkon shfarosjen e gjithe Izraelit dhe Izraelitve.! Foshnjet izralelit jane ilegale per shumicen e te ashtequajturit " njerezim"

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje