Është anuluar udhëtimi i Papa Françeskut në Dubai, i planifikuar për të ndodhur në ditët në vijim, me rastin e Konferencës së 28-të të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Udhëtimi është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë, me mjekët që e kanë këshilluar të pushojë, pasi Françesku vuan nga një gjendje gripale dhe inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes.
“Megjithë përmirësimin e pamjes së përgjithshme klinike të Atit të Shenjtë për shkak të gjendjes gripale dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët i kërkuan Papës të hiqte dorë nga udhëtimi. Bergoglio e pranoi kërkesën me keqardhje të madhe", shpjegoi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
Megjithatë në njoftimin e Vatikanit thuhet se Papa dhe Selia e Shenjtë mbeten të gatshëm për të qenë pjesë e diskutimeve që do të zhvillohen në ditët në vijim.
“Mënyrat se si kjo mund të zbatohet do të përcaktohen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Bruni.
Papushi ma legen, miku i Sorosit... = Papa komunisti bolchevik..... e dini ju qe ky pagezoi djalin e Eskobarit/ apo bekoi martesen e djalit, ishte atje...nje grej ketyre te dyjave por e vertete....
Cfare pushimi i kerkoni Papo pushim eshte non stop 24 ore ne 24. Ky eshte ("Papa" mysliman apo katolik, nuk ka lend vend te botes arabe dhe ato islamike pa i vizituar dhe bekuar.....