FOTO: Frika për përmbytje të tjera në Spanjë, banorët marrin masa

13 Nëntor 2024, 12:56Bota TEMA
FOTO: Frika për përmbytje të tjera në Spanjë,

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Costa del Sol të Spanjës për shkak të frikës nga përmbytjet e reja që mund të godasin zonën, pasi meteorologët kanë parashikuar shirat të dendura për ditët në vijim.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Spanjës dërgoi një alarm në telefonat celularë të banorëve në provincën e Malaga pak pas orës 22:00 mbrëmë, duke paralajmëruar në spanjisht dhe anglisht: 'Aktivizohet paralajmërimi i kuq. Rrezik ekstrem i reshjeve. Jini shumë të kujdesshëm, shmangni udhëtimet.'

Qytetarët e Malagës, të frikësuar nga një përsëritje e mundshme e përmbytjeve apokaliptike në Valencia në fund të muajit të kaluar, u panë duke lidhur makinat e tyre me shtyllat e tensionit dhe duke i mbështjellë me plastikë për të kufizuar ekspozimin ndaj ujit.   

1 Komente

  1. K
    Kollodoksi

    Debile! Keto qe veshur makinat me plasmas me siguri jane femra! A thua me plasmas do shpetojne makinen? Nje shrehje e vjeter thote qe “uji e gjen vet rrugen e tij.” Po hyri uji ne motorr, dhe jo thjesht brenda tapicerise, beji mutin makines!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje