FOTO: Pas divorcit me Kanye West, Kim Kardashian në kërkim të dashurisë

29 Dhjetor 2022, 17:25Lifestyle TEMA

FOTO: Pas divorcit me Kanye West, Kim Kardashian në kërkim të

Kim Kardashian do të dëshironte që të martohet për të katërtën herë dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë fëmijë.

Ylli televiziv e cila është martuar tri herë pranoi se ende mban shpresa se do ta gjejë dashurinë e vërtetë, por u shpreh se ndihet e lumtur si beqare. “Mendoj se martesa e fundit ishte e para e vërtetë. Në të parën, nuk e dija çfarë po ndodhte. Të dytën, ndihesha sikur doja të martohesha sepse të gjithë miqtë e mi ishin e edhe unë duhet të isha atje”, ka thënë ajo.

Kim ishte e martuar me producentin Damon Thomas nga viti 2002 deri më 2004, dhe kërkoi divorcin nga Kris Humphries në tetor 2021, pas 72 ditësh martesë.

Martesa e saj e tretë me reperin Kanye West përfundoi më 2021 pas gjashtë vjetësh.

Milionerja u shpreh se po bën çmos për të bashkëprindëruar katër fëmijët e saj të vegjël me reperin.
“Bashkëprindërimi është i vështirë”, tha Kardashian. “Është me të vërtetë i vështirë.”
Ajo u emocionua teksa foli për babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003. “Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi”, tha Kardashian e përlotur. “Kjo është ajo që unë do të dëshiroja për ta.”

Biznesmenia u shpreh se po i mbron fëmijët e tyre sa më mirë që të jetë e mundur nga mediat. Ajo shtoi se është e bindur se fëmijët e tyre nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen e fundit të West, sepse kufizon aksesin e tyre në televizion, media sociale dhe flet me mësuesit e tyre.

      

Lini një Përgjigje