FOTOT: Aktivistet e klimës në Itali zhvishen dhe lyhen me baltë

23 Maj 2023, 11:50Bota TEMA

FOTOT: Aktivistet e klimës në Itali zhvishen dhe lyhen me baltë

Një tjetër incident ka ndodhur me një grup aktivistësh të klimës në Itali. Mediat në vend raportojnë se një grup aktivistësh të Gjeneratës së Fundit kanë lyer me ujë dhe baltë fasadën e Senatit.


Më pas, disa vajza “topless” lyen veten e tyre me të njëjtën përzierje balte duke thirrur sloganin: “Na ndihmoni për tranzicionin ekologjik”.


Aktivistet u ndaluan pas pak çastesh nga policia. Ky është sulmi i radhës nga ambientalistët në shtetin fqinj pas atij që ndodhi dy ditë më parë në shatërvanin e Trevit.

 

 

Lini një Përgjigje