FOTOT: Danimarka dhe Gjermania ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë

23 Shtator 2022, 14:57Bota TEMA

FOTOT: Danimarka dhe Gjermania ndërtojnë tunelin nënujor më

40 metra nën detin Baltik, tuneli nënujor më i gjatë në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes dy vendeve kur të hapet në vitin 2029.

Tuneli do të ndërtohet në Rripin Ferhmarnbelt, një hapësirë lidhëse mes ishullit gjerman Ferhmarn dhe atij danez Lolland. Është konceptuar si një transport alternativ kundrejt tragetit që lundron mes Rodby dhe Puttgarden që përdoret nga miliona pasagjerë çdo vit. Aktualisht distanca përshkohet për 45 minuta me traget, ndërsa tani do të nevojiten vetëm 7 minuta me tren dhe 10 me makinë.

Ndërtimi i tunelit Fehmarnbelt nisi të ndërtohej në vitin 2020 pas një dekade planifikimi dhe deri më tani është përfunduar një port i përkohshëm në kufirin danez. Në të do të vendoset fabrika ku do ndërtohen 89 segmentet masive të betonit që do të përbëjnë tunelin.

Tuneli do të jetë 18 km i gjatë dhe është një nga projektet më ambicioze dhe të kushtueshme të infrastrukturës në Europë, me një buxhet mbi 7 miliardë Euro. Krahasuar me Channel, që lidh Anglinë dhe Francën, ky i fundit është 50 km i gjatë, u përfundua në vitin 1993 dhe me paratë e sotme, ka kushtuar 12 miliardë Euro. Ndonëse është më i gjatë se Fehmarnbelt, Channel u ndërtua me anë të makinerive shpuese dhe jo me segmente të gatshme betoni që do zhyten nën ujë, arsyeja kryesore që e bën të parin të llogaritet si më i gjati në botë.

Një udhëtim me tren nga Hamburgu në Kopenhagen zgjat 4 orë e gjysmë, ndërsa me ndërtimin e tunelit kohëzgjatja do të përgjysmohet.

Lini një Përgjigje