Ç’ndodh nëse Italia bëhet shteti i parë që heq sanksionet ndaj Moskës? 

23 Shtator 2022, 11:53Bota TEMA

Ç’ndodh nëse Italia bëhet shteti i parë që heq

Ç’ndodh nëse Italia bëhet shteti i parë në Europë që heq dorë nga sanksionet ndaj Rusisë dhe shkon kundër unitetit të deritanishëm europian?

Votuesit italianë do të shkojnë drejt qendrave të votimit javën e ardhshme më 25 shtator.

Me rritjen e çmimeve të energjisë në pjesën më të madhe të botës, sigurisht që kriza është kthyer në një nga çështjet kryesore për zgjedhjet e ardhshme në Itali.

Sondazhet sugjerojnë se një koalicion i udhëhequr nga e djathta ekstreme ka të ngjarë të fitojë, dhe disa nga anëtarët e tij kanë kohë që flasin hapur për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së kostos së jetesës.

Alpet italiane ishin epiqendra e furnizimit me gaz rus, ku gazsjellësit i ndërtuar atje furnizonte Italinë me plot 40% të nevojave totale.

Por pas sanksioneve perëndimore, Moska e shtrëngoi edhe më tej rubinetin duke ulur furnizimet nga 40 në 16%.

“Është shumë e vështirë të parashikohet nëse do të kemi gaz të mjaftueshëm për këtë dimër. Deri më tani, Rusia ka qenë gjithmonë një furnizues i besueshëm. As gjatë Luftës së Ftohtë nuk kemi mbetur pa gazin e saj,” – tha për BBC, Simone Nobili, përfaqësues i kompanisë së infrastrukturës energjetike SNAM.

Italia tani po zëvendëson gazin rus me gaz të lëngshëm (LNG) dhe Algjeria ka zëvendësuar furnizuesin e tyre më të madh, Rusinë.

Por për italianët e zakonshëm, kjo nuk ka mjaftuar dhe ndikimi në jetët e tyre të përditshme ka qenë i qartë.

Lufta po rrit çmimet e konsumatorëve dhe faturat e energjisë elektrike, duke shtyrë shumë biznese drejt falimentimit.

Anëtari i koalicionit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, i ka dhënë zë këtyre problemeve duke ngritur pyetjen nëse sanksionet po ja vlejnë vërtetë për Italinë?

Ai është gjithashtu një nga politikanët që ka sugjeruar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës.

E preferuara e Italisë për t’u bërë kryeministre, Giorgia Meloni, ka mbajtur një qëndrim të fort në mbështetje të Ukrainës. Megjithatë, partnerët e saj të koalicionit Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë lidhje të ngushta personale me Presidentit Putin.

Në një kohë kur shumica e popullsisë në Itali janë kundër armatosjes së Ukrainës, Kremlini e ka rrugën e hapur për të shfrytëzuar këtë pikë të dobët brenda Bashkimit Europian.

Zgjedhjet në Itali do të tregojnë se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Italia në lidhje me sanksionet.

Të gjithë janë dakord me fitoren në Kiev, por pyetja është – me çfarë kostoje?

5 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    Nuk fiton e djathta. O Draghi o Conte do ta drejtojne Italine

    1. G
      GEZUAR BAFTJAR

      Nuk fiton e djathta. O Draghi o Conte do ta drejtojne Italine

      1. G
        GEZUAR BAFTJAR

        Nuk fiton e djathta. O Draghi o Conte do ta drejtojne Italine

        1. H
          Hasoni

          nuk ka patronazhistë ne Itali o z.Baftjar të shikoje këtë fashisten të bëhet km e parë femer e Italisë

        2. S
          Sanskione ose jo , Krizat rendojne mbi Popullin

          Krizat qe krijojne Politikanet e Botes i vujane popujt ,te cilet jane te pafajshem ne kte Marrezi Politike . Politikanet sot kane marre Postin e Djallit te Njerezimit . Politika ben sot gjithcka . Shperthehen Luftra ku do Politika . Behen Gjenocide .Zhduken Kombe ,sepse keshtu i pelqen Politikes . Krijoihen Kriza Artificiale sepse keshtu do Politika ,shtrenjtohet gjithcka qe con ne varferimin ekstrem te popullsise njerezore dhe pse joi humbje jete ne Miljona ,pasi Koronat nuk arriten rezultatet e pritura ,nderkohe pasurohen 10-fish Koncernet e Botes . Dhe nga gjithcka ndodh ne kte Bote sot , Politika nuk preket .Ajo nuk merr pjes vet ne Lufte e shetissi mes Bombave por ne Plazhe Lluksoze ,ajo nuk vuan rrtijen e Cmimeve dhe mungesen e Gazit e gjithckaje tjeter qe i ndalon popullit , ajo ben si i do Trapi saj i qelbur ,dhe nqs nuk ngopet sot me te gjithe kto Kriza shperndare Botes mbare ,do shperthej Kriza te reja .Politika eshte Djalli mbi Toke

          Lini një Përgjigje