Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka dhënë së fundmi të parën intervistë për një media të Perëndimit, CBS News. Intervistuesja, Lesley Stahl, ka raportuar në formën e një reportazhi dhe interviste takimin me kreun politik iranian, cilësuar nga Perëndimi si konservator dhe subjekt i sanksioneve të ShBA.
I pyetur për marrëveshjen bërthamore të hedhur poshtë nga Trump, Raisi tha se ajo ishte një marrëveshje e mirë që u braktis në mënyrë të njëanshme nga amerikanët:
"Duhen garanci, nëse ka garanci, atëherë amerikanët nuk mund të tërhiqeshin".
I pyetur për akuzat se Irani po ndërton një bombë bërthamore, Raisi ka deklaruar shkurt:
"I jemi përgjigjur këtyre pretendimeve. Nuk kanë bazë. Republika Islamike e Iranit ka thënë shumë herë se posedimi i armëve bërthamore nuk ka vend në doktrinën tonë".
I pyetur nëse do të ketë një takim mes tij dhe presidentit amerikan Joe Biden në New York, Raisi tha prerë:
"Jo, nuk besoj se do kishte përfitim nga diçka e tillë".
Ai i ka cilësuar sanksionet si tiranike kundër popullit të Iranit dhe se heqja e tyre është e rëndësishme për vendin e tij.
Lidhur me një temë të ndjeshme në disa segmente të shoqërisë perëndimore, Holokaustin ndaj hebrejve në Luftën e Dytë Botërore, Raisi u tregua edhe më pak diplomatik brenda taktit të vet formal:
"Shiko…Ngjarjet historike duhen hulumtuar nga kërkuesit dhe historianët. Ka disa shenja se Holokausti ka ndodhur. Nëse është kështu, ata duhet të lejojnë që hulumtohet dhe kërkohet".
Sa i përket vrasjes së Qassem Soleimanit, Presidenti iranian tha se Irani kërkon drejtësi, pa sqaruar se çfarë nënkuptohet me këtë:
"Ne nuk do ta harrojmë këtë. Duam drejtësi. Nuk do të bëjmë llojin e veprimeve që amerikanët dhe sionistët bëjnë në botë".
Rrofte IZRAELI poshte terroristet islamike
E ha da cappo apo s'e kapërdin ?! Vëri turinjtë atij përballë në lutje .