Pak vjet më parë, nuk do të ishte shumë mirë të pyetej Matteo Salvini sa i përket shqiptarëve në Itali, çfarë duhej bërë me ta, apo edhe vetë faktit se nga integrimi në komunitet, mund të arrihej edhe një “ç’integrim” nga komuniteti.
Kohët ndryshojnë gjithsesi. Edhe Salvini vetë ndryshon. Edhe qëndrimet e tija!
“I kërkoj shqiptarëve, t’i japin votën e tyre Partisë Lega, të zgjedhin ndershmërinë, rregullat dhe punën”, ka deklaruar ai në ditët e fundit të fushatës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen në Itali të dielën e 25 shtatorit.
Një deklaratë, e cila ka habitur jo pak njerëz.
I njëjti Salvini, ose i ndryshmi, pak vjet më parë zhvillonte fushata të vërteta kundër komuniteteve të huaja në Itali. Sipas tij, në frymën e djathtë radikale, ishin pikërisht të huajt, të cilët po ia merrnin vendet e punës italianëve dhe po i linin ata në varfëri.
Mes tyre, pa diskutim, edhe shqiptarët, prej të cilëve të shumtë me biznese të mëdha të ndërtuara me mund e djersë.
Një deklaratë shumë të fortë madje, e jepte edhe në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Bëjmë një shkëmbim?”, i shtronte ai pyetjen unionit, duke përfunduar se Shqipërinë, mund ta merrnin në gjirin e tyre dhe të dilte nga aleanca e vendeve të BE-së Italia.
Apo të shkonte pse jo, edhe aty sa të shprehte irritimin ndaj BE-së, e cila i jepte vendeve të Ballkanit fonde për t’u zhvilluar.
Nevoja bën të vetën dhe Salvini, do s’do, duhet të adaptohet. Këtë herë, duke ia hequr “fejesat” Shqipërisë dhe BE-së e duke vënë një “flirt” të tijin: Koha, na ka bërë të kuptohemi më mirë njëri me tjetrin.
I kuptoi më në fund shqiptarët edhe dikush si Salvini…në periudhë parazgjedhore.
EUropa eshte Italia ,pa zerin Italian europa humb cdo kupt VIVA ITALIA _ITALIA E EUROPA EU E UN VERSIONE EURO
salvini CHI?
Cornuto di merda.
Poshte fashizmi…
Ky eshte karagjoz burrë, por fatkeqesi jane zgjedhesit e tij ne me te shumten e rasteve po aq karagjozë sa dhe ky.
Dhe(tanto per cambia) keshtu sa per ta ndryshuar pak rutinen:nga 2 vjet pritje per te marre nenshtetesine e beri 4!Nga qe na do shume prandaj-po edhe ne shume e duam.Jemi afersisht 600000 SHQIPTARE ne Itali,nga te cilet me te drejte vote le te themi 50000.Te gjitha votat atij do tia japim.Ah harrova-edhe Melos.
Salvini duhet ti kerkoj FALJE Popullit te tij Italian, jugut te Italise I cili i thote qe ju jeni Una MERDA. Sa per Shqipetaret as qe ja Ndien fare, por tashme ka nje Informacion qe Shqipetaret jane popull pa TRU ne koke dhe po ti PREMTOSH ato I harrojne te gjitha dhe si popull MERDE qe eshte voten ja japin perseri. QE SHQIPETARET jane populli me idiot, dhe injorant ne bote, eshte fakti qe ne Politike jane akoma, Saliu, Iliri, dhe shume te tjere prej 30 vitesh. Kjo nuk ndodh kurre ne asnje vend te Europes. KJO eshte arsyeja qe Salvini ja merr voten Popullit shqipetar BUDALLA. ????♀️????♀️????????????????????????????