FOTOT/ “E pathyeshmja” e Ukrainës, nëna e tre fëmijëve me armë në duar në frontin e luftës

21 Shtator 2023, 15:27Bota TEMA

FOTOT/ “E pathyeshmja” e Ukrainës, nëna e tre

Artileria ukrainase godet trupat ruse. Një nga ato që shënjestron dhe drejton zjarrin nga forcat e Vladimir Putin është jo vetëm një ushtare karriere, por edhe nënë e tre fëmijëve. Emri i koduar: Nezlamna, në shqip “e pathyeshmja”.

“Kam parë aq shumë deri tani sa nuk surprizohem më lehtë. Por, sigurisht, ekziston një rrezik konstant”, thotë ajo. Nezlamna ka dy vajza dhe një djalë 5-vjeçar… nuk i ka parë ata që nga prilli i kaluar.

Gazetari i CNN pyet a është vështirë pa fëmijët pranë? “Sigurisht që është e vështirë dhe vuajnë që unë nuk jam me ta kur u nevojitem si prind. Por e kuptojnë që unë duhet ta bëj këtë për vendin tonë”, përgjigjet Nezlamna.

Kjo detyrë është shpesh e tmerrshme për këta që gjenden këtu në frontin e luftës në jug. Brigada 47 na dha këtë video ku trupat bien pre e zjarrit nga rusët.

Beteja nuk ndal as gjatë mbledhjes së bashkëluftëtarëve të rënë. Makinat amerikane Bradley të luftës mbartin shenjta e përplasjes së ashpër.

Frederik Pleitgen, korrespondent i CNN: Ky automjet është vërtet emblematik që tregon se sa e vështirë është beteja këtu në jug. Mund të shikoni se ka shumë dëme nga lufta. Ukrainasit thonë se kjo është pasojë e sulmeve me raketa 152 milimetra të artilerisë ruse. Thonë se kjo nuk është diçka e veçantë, pasi shumica e makinave kanë këto shenja”.

Trupat thonë se po përparojnë, por shpesh hasin në fushat e minuara nga ushtria ruse dhe goditjet e artilerive. Ky ushtar kujton misionin më të vështirë.

“Situata më e frikshme ishte ecja pas një automjeti çminues kur po hapte një rrugë për ne. Ne ishim nën zjarr të vazhdueshëm. Raketat binin pak metra nga ne”, tha “Revo”, ushtar i Ukrainës.

Forcat ukrainase kanë mungesa në armatime, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky po kërkon nga presidenti amerikan Biden për më shumë armë. Nezlamna thotë se do të vazhdojë luftën, për të ardhmen e fëmijëve të saj.

“Dëshiroj që ata të jetojnë në një shtet që lulëzon. E kam thënë shpesh se puna jonë është e vogël, ne duhet vetëm që të rivendosim kufijtë tanë, por ata duhet të rindërtojnë të gjithë vendin dhe ajo është punë shumë e vështirë”.

Lini një Përgjigje