FOTOT/ Ish-krebashkiaku i Nju Jorkut mbërrin në qendrën e votimit me Mercedesin që gjykata e urdhëroi ta dorëzojë

5 Nëntor 2024, 21:52Bota TEMA
FOTOT/ Ish-krebashkiaku i Nju Jorkut mbërrin në qendrën e votimit

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani u shfaq në një qendër votimi në Florida me Mercedesin, të cilin ishte urdhëruar nga gjykata t’iua dorëzonte dy punonjësve elektoralë, pasi u shpall fajtor për shpifje ndaj tyre.

Gjykata kishte vendosur më herët që Giuliani të paguajë një shumë prej 148 milionë dollarësh ndaj dy punonjësve elektoralë në Xhorxhia, dhe Mercedesi ishte pjesë e këtij dëmshpërblimi, pasi Giuliani deklaroi se nuk e kishte shumën e nevojshme të parave.

Prodhim i vitit 1980, ky Mercedes ka qenë dikur në pronësi të aktores Lauren Bacall dhe bën pjesë tek asetet që Giuliani po përpiqet të fshehë, për t’i shpëtuar nga konfiskimi.

 

 

1 Komente

  1. D
    Dhukaqioti

    Po lideri global ça thotë, do ja martin demokratët mercedesin këtij republikanit????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje