Furnizimi i Ukrainës me avionë F-16, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin

28 Maj 2023, 13:24Bota TEMA

Furnizimi i Ukrainës me avionë F-16, Lavrov: Perëndimi po luan me

Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se “po luajnë me zjarrin”, pasi kanë rënë dakord që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.


Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov tha se ky vendim është një përshkallëzim i konfliktit.

“Pa dyshim, ata po luajnë me zjarrin”, tha Lavrov gjatë një interviste për një televizion rus, që u publikua në rrjetet sociale.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16. Megjithatë, Uashingtoni nuk ka treguar nëse do të dërgojë në Ukrainë këso lloje avionësh.


Ndërkaq, shtetet e tjera, përfshirë ato të NATO-s kanë ofruar që të trajnojnë pilotët ukrainas që të përdorin F-16.

 

Lini një Përgjigje