Gazeta gjermane: Putin mund të sulmojë Europën në fund të 2024-ës, kur SHBA të jetë pa president

23 Dhjetor 2023, 19:40Bota TEMA
Gazeta gjermane: Putin mund të sulmojë Europën në fund

Udhëheqësi i Federatës Ruse, Vladimir Putin, mund të sulmojë Evropën në 2024 ose 2025.

Sipas një shkrimi të gazetës gjermane "Bild" Putin do të presë momentin kur Shtetet e Bashkuara do ta gjejnë veten "pa një lider" dhe nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë shpejt partnerët e tyre për të frenuar Rusinë.

Kjo mundësi po shqyrtohet nga një prej agjencive evropiane të inteligjencës, shkruan "Bild", në sfondin e supozimeve të kreut aktual të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane se NATO dhe BE kanë të paktën 10 vjet rezervë.

"Domethënë, ne po flasim për periudhën midis momentit kur presidenti aktual i SHBA do të largohet nga detyra në fillim të nëntorit 2024 dhe momentit kur një pasardhës i mundshëm do të zërë vendin e tij në janar 2025", shkrimi tregon për "skenarin dramatik" për sulmin e Putinit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ruse presin që karrigia e presidentit amerikan të pushtohet sërish nga Donald Trump, sepse “çdo gjë mund të ndodhë gjatë mandatit të tij”.

Boris Pistorius në një nga intervistat e tij të fundit për mediat gjermane tha gjithashtu se Berlini ka 5-8 vjet për të rikthyer forcën e dikurshme të ushtrisë së tij.

Gjermania do të ridislokojë 4000 ushtarë të Bundesëehr-it në Lituani si pjesë e forcimit të krahut lindor të NATO-s deri në vitin 2027. Brigada është planifikuar të vendoset në kufirin me Rusinë, njoftoi Pistorius.

Ministri theksoi gjithashtu se në Gjermani duhet të rikthehet rekrutimi i detyrueshëm ushtarak.

5 Komente

  1. N
    Nari

    Na cate menderen me Putin.si s'po ja del dot Ukrainës e jo t'ja Dali natos.shtet i kalbet.

    Përgjigjjuni
    1. сувлаки me qepe

      Ai topi qe qelloi per zgjedhjen e Berom Sheqerit president a u gjet? Po batalioni Surrelit si eshte me gatishmerine apo jane te Nusreti?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baidei

        Sa e masturboin trurin keta gjermonet! Me thoni njeher te vetme kur Rusia ka kerkuar te shtrihet ushtarakisht drejt perendimit. Anasjelltas ka ndodhur disa here prandaj mos hani mut . Apo doni te çoni njerezimin dret katastrofes!?

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujku, ujku, por çakalli po bën kërdinë

          Propagandë bajate.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Morricone

            Edhe ne gjermani ka loqe qe besojne se putin do pushtoje boten. Keta mbahen si lideret e ????????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje