Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken ditën e djeshme në vendin tonë.
Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se mirë bëri Blinken që nuk e takoi opozitën, pasi nëse do e bëntë do shtonte tensionet. Sipas tij, protokolli i SHBA nuk mund të zgjidh çështjet e opozitës në vendin tonë.
“Protokolli i SHBA nuk mund t’i zgjidh çështjet e opozitës. PD është në një proces ligjor për identitetin e saj. Nga pikëpamja politike nuk mund të favorizonte një pjesë të PD, aq më keq pjesëza tjera të opozitës.
Blinken nuk ka dashur të përzihet në çështjet e brendshme të opozitës për të favorizuar një palë apo një palë tjetër.
Protokolli i SHBA nuk mund ta zgjidh çështjen e opozitës në vendin tonë. Kanë bërë mirë që nuk janë përfshirë sepse do të rriste tensionet”, -tha ai.
Lini një Përgjigje