Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati të enjten, me drejtues të drejtësisë, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi.
Blinken u ka thënë drejtuesve të drejtësisë, mes të tjerash, se është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë.
“Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje.
Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.
Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”, shkruan ambasada në Facebook.
me nje fjale ata po plasin njerez brenda per hesap te blikenve ....
Surrat dawn-i Dumani e mori urdherin nga Ambasada Amerikane (CIA), per te vazhduar arrestimet po jo per Ram McGonigalin dhe bytheqirin Veliaj.
Po kerkonja te gjenja se cila apo cili basaret (turi) eshte shprehja e perafert e servilizmit ...dhe kur pashe kete foto me siper....... , ja thashe servilizmi po te kishte basaret (turi) keto te katert me siper prane atij flamuri dy shkabesh jane personifikimi me ekzakt !!! Gjynah qe paska origjinen nga albanistani !!! Sa simpatike qe duken me ate perulje Danteske ......shume neverites .