Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndarë në rrjetin social “X” një foto nga takimi që pati këtë të enjte me krerët e drejtësisë në Shqipëri.
Në takim të pranishëm ishin kreu i SPAK Altin Dumani, drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, drejtuesi i ILD, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Në mesazhin e tij Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian. Ai nënvizon se u takua me krerët e drejtësisë së re për t’i përgëzuar në progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE.
U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.
Ndonje me thinja kur do kete Shqiperia ne kto institucione...eshte per te ardhur keq se ne fillojme cdo gje nga A.
Uaaa si paska duruar Olta po i futur duart Blinkenit,