Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmbyll vizitën e tij një ditore në Shqipëri. Blinken është larguar duke u përshëndetur me homologun e tij, Igli Hasani, i njëjti që e priti sot paradite në aeroportin e Rinasit.
Blinken zhvilloi sot një sërë takimesh të nivelit të lartë duke nisur që me presidentin Bajram Begaj, me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe për të vijuar më pas me kryeministrin Edi Rama.
Me këtë të fundit zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për mediat ku u adresuan mesazhe të rëndësishme për rolin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e SHBA-ve të Shqipërisë dhe Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lini një Përgjigje