«Ishte vetëm çështje kohe». Kështu komenton një burim i opozitës në mërgim. «E prisnim».
Sipas analistëve, objektivi i padeklaruar ka qenë gjithmonë ai: Nicolás Maduro, 63 vjeç, njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Dhe që Shtetet e Bashkuara e kanë kapur dhe e kanë nxjerrë jashtë vendit të tij – përmes një aksioni spektakolar të forcave speciale – natën e 3 janarit. Sipas burimeve të opozitës venezueliane, të intervistuara nga Sky News, operacioni i “kapjes” në të vërtetë ka qenë një “largim i negociuar” mes Madurros dhe Shteteve të Bashkuara. Dorëzimi i “Gjelit luftarak”.
Ata që e përçmojnë e quajnë “shofer kamioni”, edhe pse në të vërtetë, në një jetë tjetër, ai ishte shofer autobusi dhe sindikalist. Ata që e duan e quajnë “el gallo pinto”, gjeli luftarak. Për Shtetet e Bashkuara, ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Në gusht, shpërblimi për kokën e tij u rrit nga 25 në 50 milionë dollarë: një shpërblim për këdo që jep informacione të dobishme për arrestimin dhe gjykimin e tij në SHBA për “trafik droge dhe korrupsion”.
I kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, i hetuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, i mbijetuar i një krize ekonomike shkatërruese (PBB-ja u rrëzua me 80% në një dekadë dhe nga viti 2024 u rikthye në rritje), i sanksioneve amerikane, pandemisë dhe skandaleve, presidenti-patron i Venezuelës ka sunduar me miratimin e institucioneve që qeveria e tij kontrollon dhe me mbrojtjen e gjeneralëve që ndajnë pushtetin me të (edhe atë ekonomik). Ai nuk arriti ta përfundojë mandatin e tij të tretë dhe, për pasojë, nuk do të bëhet – siç shpresonte – kreu i shtetit që ka qeverisur më gjatë Venezuelën pas diktatorit Juan Vicente Gómez. Fati i tij, me shumë gjasë, është një qeli në Shtetet e Bashkuara ose, në rastin më të mirë, një mërgim i gjatë.
Ngjitja në pushtet e Madurros ishte e shpejtë dhe tërësisht në hijen e Hugo Chávez-it, nënkolonelit që i dha jetë “revolucionit të ri bolivarian”. Ai u dallua duke marrë pjesë në fushatën për lirimin e tij nga burgu, pas tentativës për grusht shteti që komandanti i parashutistëve organizoi në vitin 1992 kundër presidentit Andrés Pérez. Chávez nuk e harroi këtë dhe, pasi doli nga burgu, e deshi atë sindikalist pranë vetes, deri në fitoren elektorale të vitit 1998. Maduro u bë ministër i Jashtëm, më pas zëvendëspresident dhe trashëgimtar i shpallur. Në paraqitjen e tij të fundit televizive, tashmë i shkatërruar nga tumori, Chávez tha: «Votoni për të». Kur vdiq, Maduro mori drejtimin e vendit. Disa muaj më vonë, më 14 prill 2013, fitoi zgjedhjet presidenciale me më pak se dy pikë përqindjeje ndaj kandidatit të opozitës Henrique Capriles. Që atëherë, nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të largohet nga pushteti.
Në vitin 2014, qeveria Maduro shtypi me gjak protestat studentore, shpërndau Parlamentin në vitin 2017 për të krijuar një Asamble Kushtetuese më të bindur ndaj qeverisë, fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 – ku pengoi pjesëmarrjen e kundërshtarëve dhe që një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar i konsideroi të paligjshme. I pathyeshëm ndaj kritikave, “Gjeli luftarak” i mbijetoi edhe një atentati: disa dronë të armatosur me eksploziv e sulmuan gjatë një parade ushtarake. Mbi të gjitha, ai shtypi kundërshtimin brenda Partisë Socialiste të Bashkuar. Deri tani. Aleatët e tij më besnikë kanë qenë ushtarakët, të cilët kontrollojnë plot 12 nga 34 ministritë, përfshirë atë të Naftës, burimi kryesor i Venezuelës. Shtetet e Bashkuara – dhe agjentët e CIA-s – deri tani nuk kishin arritur të çanin marrëveshjen mes regjimit dhe forcave të armatosura, që në fakt e qeverisin bashkë vendin.
Sipas disa analistëve, ndoshta më romantikët, “pushteti i vërtetë i fshehtë” pranë Madurros është bashkëshortja e tij, Cilia Flores, e cila në fund u kap bashkë me të. Avokate penale, deputete, ajo pëlqen të quhet “luftëtarja e parë”, në vend të “zonjës së parë”. Ishte Chávez ai që i bëri bashkë. Ata lanë bashkëshortët respektivë dhe nisën “të ndanin të njëjtin ëndërr”, ka treguar Flores, e cila ka ndërtuar një rrjet pushteti jashtëzakonisht të fortë rreth bashkëshortit. E ashpër dhe e pamëshirshme: «Cilia ose të do, ose të urren, ajo nuk bën negociata», thonë në Caracas. Djali i tyre, Nicolás Maduro Guerra, ose “Nicolasito”, ish-deputet, është përmendur shpesh si trashëgimtar i mundshëm politik i të atit. Edhe fati i tij ka ndryshuar në këto orë.
Marrëdhënia e trazuar mes Venezuelës – jashtëzakonisht e pasur me naftë – dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk është as e sotme, as vetëm e këtij viti. Uashingtoni prej kohësh, edhe pse më me përmbajtje gjatë presidencave demokrate, ka mbështetur disidencën kundër regjimit “çavist”. Por përplasja arriti kulmin këtë vit, menjëherë pas nisjes së mandatit të tretë presidencial të Nicolás Madurros, i vetëshpallur fitues i zgjedhjeve të korrikut 2024, dhe pasardhësisht me betimin e Donald Trump për mandatin e tij të dytë. Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan deklaroi se nuk e konsideron Maduron një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e shpalli bandën Tren de Aragua një organizatë terroriste transnacionale.
Në mars, tensionet mes dy qeverive u përshkallëzuan kur Shtetet e Bashkuara deportuan 238 emigrantë venezuelianë, të etiketuar si kriminelë, në Qendrën e Paraburgimit për Terrorizmin (CECOT) në El Salvador. Në korrik, pas negociatave, Uashingtoni dhe Karakasi arritën një marrëveshje që çoi në kthimin në Venezuelë të burrave të dërguar në CECOT dhe në lirimin e 10 amerikanëve të ndaluar në Venezuelë. Por po atë korrik, Departamenti i Thesarit akuzoi Maduron se drejton Kartelin e Diejve, një organizatë kriminale e supozuar që, sipas Uashingtonit, merret me trafik droge dhe pastrim parash.
Dhe kështu arrihet në shtator, me dislokimin e anijeve, avionëve dhe më pas të aeroplanmbajtëses më të madhe amerikane në Karaibe, gjoja për të luftuar narkotrafikun. Që prej atëherë, forcat amerikane kanë kryer dhjetëra sulme kundër mjeteve lundruese të trafikantëve të dyshuar të drogës, duke vrarë mbi 110 persona. Më pas erdhi sulmi me dronë i CIA-s ndaj një pontili ankorimi, bastisja e parë në territorin venezuelian. Deri në fazën përfundimtare në Karakas dhe njoftimin për kapjen e Madurros dhe bashkëshortes së tij.
Tanis e ka rradhen Sala me Lilin
Dmth sipas gazetes se dhjere "Corriere della sera" ky Maduro nuk ka lidhje fare me tregtine e droges!?
Ne negociata per largimin e Maduros moren pjese Cenoshurra dhe Ganimetja
Cfare doli nga negociatat?
Shume i ngjashem me Palloshin dhe Bufin
Tani u erdhi radha qe Amerikanët të kapin Ramën dhe Berishën e ti gjykojnë në Amerikë.
Berishen po se eshte kriminel por Ramen jo,nuk ka pse Amerika t'a gjykoi. Rama deri tani eshte kryeministri me i mire,ka punuar mire dhe nuk ka vrar njeri si Sali Berisha. Ai eshte me i votuari. E DO POpulli.
Sigurisht shoku Patronazhist Kutuzovi. Llafi yt eshte i rendesishem
Mirë i the Vlora, por kujt t'ja thuash. Patronazhisti ështê një tumor ne shoqerine shqipatre.
Mos ma vini re se jam qir ne bythe mrom e sun jom i kthjellt, ene se jam shum rrot kari
Vlora, mbylle halen he t qifsha ropt
Vlora, mbylle halen he t qifsha ropt
Ramaduro eshte fajtori kryesor per trafiqet dhe pastrimin e parave ne Shqiperi o Kuturu
Isha nje dit ne pazar,kar kar karbunar.Aty psh lloj lloj gomar ,kar kar karbunar.
Kur lexoj ca artikuj të tillë, kuptoj se sa të degjeneruar dhe të korruptuar janë gazetarët. SHBA-së as që i pëlcet b@tha për Demokracinë , arsyeja e vetme që pushtoi Venezuelës është se Venezuela ka Rezervat më të mëdha të hidrokarbonit në botë , gjithashtu renditet i treti në botë për rezervat e naftës.. Kjo është arsyeja e vetme e sulmit.. Të tjerat janë Dru me pre , sa për të tallur opinionin publik..dhe leshko që i besojnë përrallat me demokraci
O debil. Jane rezervat e naftes me te medhaja ne bote. Jane ne vend te pare. Jo te trete. Pastaj bej si filozof me “hidrokarbonin”
Nuk besoj Salen do ta sulmojne amerikanet. Nuk ke ku ta cosh, qelbesire, qelb dynjane.
Thoni Amerkonit i ka ngelur dhe bastardi i maduros Ramadura ta kapin dhe kte ,frikacak eshte ky i joni me një pordhe te Amerikës eshte zhduk
Rama eshte aleat i Amerikes o koktrash.
Pas Irakut, Sirise, Afganistanit, Libise, e shkaterruan dhe nje vend tjeter.. bravo
Venezuela ishte e shkaterruar. Tani ka shprese per ndertim, te fala...
Të shitën ruset dhe kinezet tek amerikanet o shoku Maduro! Hajde ngushellime!
Jo në radha pas tyre janë. PD - NONGRATA të Shqipërisë dhe VV e Kosovës, SPS i Vuçiqit të Serbisë si dhe VMRO E VLAN të Maqedonisë Veriore që me forca të errëta po shkatërrojnë rendin demokratik dhe po vendosin rendin hegjemonist lindor, ruso islamik ekstrem. Presim e shihmi.
Ne kosov e kan kry para pes vitev rrnoft haga
Qeverite Europiane e kritikuan e folen keq per Maduro, por kur plasi ne Ukraine te tere vajten i shternguar doren e firmosen kontratat per te blere lire naften se i gjakosi Amerika me çmimin qe ua shiste. Presim si do reagojen tani qe shba mori kontrollin edhe ne Venezuel.
Do e blejne naften ne Madakaskar.
Po ku po i hane Amerikes per ne po eshte ajo qe beri Rusia me Ukraine se donte te hynte ne Nato Ukrahina, ndersa ne Venezuela do me cuar Rusia rraketat dhe bazen. Per ato qe thuhen eshte si justifikim. Nders per Shqiperine nuk e dine mire se kushe eshte ne qeveri.
Sa me shpejt ne kokw te Rames dhe Lindes!????????????
Rama eshte aleat i Amerikes o kokpatate...
Ok por pas berishes ,pastaj shohim…
SHQIPFOLESA O BOLE KANDARI, NGA MA I VOGLI DERI TE MA I MADHI. VEC PER JU KURRE SME MERR MALLI.