Gazeta Financial Times ka zbuluar se paga e plotë e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, është dukshëm më e lartë se ajo e deklaruar zyrtarisht.
Sipas të dhënave, në vitin 2024 Lagarde ka përfituar rreth 726 mijë euro, një shifër që është rreth 56% më e madhe se paga bazë prej 466 mijë eurosh e raportuar nga BQE.
Kjo e vendos Lagarde shumë lart mbi homologun e saj amerikan, Jerome Powell, presidentin e Rezervës Federale, i cili fiton vetëm 203 mijë dollarë (172 mijë e 720 euro) në vit, një pagë e përcaktuar me ligj federal.
Edhe paga bazë e Lagarde e bën atë funksionaren më të paguar në Bashkimin Evropian. Për krahasim, përmendim Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, e cila merr një pagë bazë 21% më të ulët.
Përveç pagës, Lagarde përfiton edhe rreth 135 mijë euro në benefite për strehim dhe shpenzime të tjera, si dhe 125 mijë euro shtesë për rolin e saj si anëtare e bordit drejtues të Bankës së Rregullimeve Ndërkombëtare (BRI), shkruan La Repubblica.
Raporti vjetor i BQE-së nuk përmend të ardhurat e Lagarde nga BRI, duke e bërë shifrën reale të të ardhurave edhe më të lartë.
Per saktesi paga e Powwell eshte sa ajo e sekretatreve te shtetit Amerikan...sepse Federal Reserve eshte shteterore.. jo si te ne qe Fullanet.. Sejkot Gjyqtaret e vene ate sa ju do prapanica e tyre e arte..
Federal reserve nuk a qene asnjehere shteterore. Informohu or Cuf. Eshte nje banke qendrore e pavarur nga shteti. Eshte aq e pavarur sa presidenti as nuk e emeron e as nuk e shkarkon dot kreun e bankes.
As the central bank of the United States, the Fed serves as a banker's bank and as the government's bank. As the banker's bank, it helps to assure the safety and efficiency of the payments system. As the government's bank or fiscal agent, the Fed processes a variety of financial transactions involving trillions of dollars. ---Agency overview Jurisdiction Federal government of the United States Key document Federal Reserve Act