Sulmi amerikan në Venezuelë: Objektiv edhe banesa e ministrit të Mbrojtjes

3 Janar 2026, 10:25Bota TEMA
Sulmi amerikan në Venezuelë: Objektiv edhe banesa e ministrit të

Burime venezueliane i kanë thënë Sky News Arabia se është goditur banesa e ministrit të Mbrojtjes së Venezuelës, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet në Caracas.

Raportimet vijnë pas shpërthimeve të shumta të dëgjuara në kryeqytet, ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa zona dhe lëvizjeve ajrore të vërejtura gjatë natës.

Më herët, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, deklaroi se “Venezuela është nën sulm” dhe bëri thirrje për mbledhje urgjente të OAS dhe OKB-së.

Deri në këto momente, nuk ka një deklaratë zyrtare nga qeveria venezueliane apo nga Washingtoni lidhur me natyrën dhe qëllimin e operacioneve të raportuara.

 

Lini një Përgjigje