Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka nisur vizitën e tij në Pekin, ku ka takuar kryeministrin kinez, Li Qang.
Në takimin me Li Qiang, Merz tha se Gjermania dhe Kina duhet të thellojnë bashkëpunimin mes tyre, shkruan Reuters.
Sipas Merz, Gjermania i kushton shumë rëndësi ruajtjes dhe thellimit të shkëmbimeve të saj intensive ekonomike me Kinën, partnerin e saj më të madh tregtar vitin e kaluar, duke theksuar njëkohësisht nevojën për të siguruar bashkëpunim të drejtë dhe komunikim të hapur.
“Kemi shqetësime shumë specifike në lidhje me bashkëpunimin tonë, të cilin duam ta përmirësojmë dhe ta bëjmë të drejtë”, theksoi kancelari i Gjermanisë.
Merz, në vizitën e tij të parë në Kinë, bëhet udhëheqësi i fundit evropian që kërkon të rivendosë lidhjet me Pekinin zyrtar pas kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe atij kanadez, Mark Carney në fillim të këtij viti.
Angazhimi midis ekonomisë më të madhe të Evropës dhe Kinës mund të përgatisë terrenin për marrëdhëniet BE-Kinë këtë vit.
Përveç SHBA-së, Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, i matur nga vëllimi i tregtisë së jashtme.
Gjermania importon kryesisht pajisje elektronike si kompjuterë dhe telefona inteligjentë nga Kina, si dhe bateri, makineri, tekstile dhe produkte kimike. Eksportet e rëndësishme gjermane përfshijnë automjete, makineri dhe produkte kimike.
Merz eshte teper i vonuar me Kinen! Nje bosht i fuqishem ekonomik BE-Kine do te mundesonte vazhdimin e ekzistences se tregut liberal nderkombetar qe funksionon sipas rregullave te Organizates Boterore te Tregtise, OBT. Meqe Usa ka zgjedhur tjeter rruge, veteizolimin nga tregtia boterore, forcimi i bashkepunimit ekonomik BE-Kine-Indi-Mercarur duhet avancuar duke u riejkulibruar ne mundese te Usa. Merz po e vret ekonomine gjermane me politiken e tij te deshtuar energjetike. Vetem per kete ai duhet dhe do te largohet, dhe nese kthehet Merkel si Kancelare, ajo do ta shpetonte edhe BE nga recesioni ekonomik.
Nuk kam patur asnje dyshim se politika e Trup kundrejt BE-se, Kanadase dhe Britanise me vendosjen e tarifave do afronte keto vende me Kinen. Ne afat te gjate kjo do sillte rrenimin e ekonomise amerikane. Pa dyshim qe America eshte ekonomia me e madhe ne bote, por ne report me nje aleance te vendeve te mesiperme te cileve do ti bashkoheshin me siguri edhe Japonica, Brazili, India dhe vende te tjera te goditura nga tarifat Amerika do dali shume shpejt jasht loje.
Po Kina sikur eshte sistem diktatorial?! Si ka mundesi te shkojne te paret e Evropit dhe te ulen ne gjunje perpara tyre? Apo nuk eshte me çështje principesh, eshte vetem e vetem çështje parash. Ec aty - propaganda marshon. Nuk di me njeriu ç'ështe e drejte e ç'ështe e shtrember. Te shkojne te falen ne kemebet e XiXiFenit ? As ne enderr...