U arrestua pasi i doli emri në dosjen ‘Epstein’, avokatët e Mandelson: Akuzat janë të pabaza!

24 Shkurt 2026, 22:10Bota TEMA
U arrestua pasi i doli emri në dosjen ‘Epstein’, avokatët

Policia njoftoi se një 72-vjeçar u arrestua pas bastisjeve në dy prona të lidhura me të. Ai më vonë u lirua me kusht, ndërsa hetimet për të ende vazhdojnë.

Hetimi ka nisur pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ku kuptohet të ketë korrespodencë dhe kontakte mes Mandelson dhe Epstein, mes të cilave edhe dërgimi i informacionit të ndjeshëm qeveritar dhe diskutime rreth politikave ekonomike gjatë kohës kur Mandelson ishte ministër i biznesit në vitet 2008–2010.

Avokatët e tij kanë deklaruar se arrestimi erdhi pavarësisht një marrëveshjeje për një intervistë vullnetare dhe se rreziku se ai planifikonte të largohej nga vendi ishte i pabazë. Ata thonë se Mandelson dëshiron të bashkëpunojë me autoritete dhe të pastrojë emrin e tij.

Mandelson u shkarkua nga posti i ambasadorit në SHBA në shtator, pasi u bënë publike detaje të marrëdhënies së tij me Epstein, dhe ai ka dhënë dorëheqjen edhe nga Dhomë e Lordëve në fillim të këtij muaji.

 

1 Komente

  1. h
    himariotiqis

    Te jesh ne foto me breke bashke me nje minorene qenkan akuza fallco.....!!!??? Personat qe jane ne aktivitetet e Epstein jane ata qe moralizojne te tjeret si puna e ketij qe ishte ambasador ne USA e kapardisej neper televizione ,jane ndyresirat qe bene qe Trump te vije ne pushtet e tu hapi letrat , jane ata qe po shkaterronin shoqerine dhe famijet, kombet per te siguruar oushtetin e tyre, DISGUSTING .........

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje