
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi gjatë një konference për shtyp se Gjermania është pengesa kryesore ndaj sanksioneve më të ashpra kundër Federatës Ruse.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Kreu i qeverisë polake shtoi gjithashtu se në fakt Hungaria është në favor të sanksioneve.
“Ne duhet të kuptojmë se, pavarësisht se si ndihemi për Hungarinë, kjo është fitorja e katërt (e kryeministrit hungarez Viktor Orban), dhe ne duhet të respektojmë zgjedhjet demokratike… Gjermania është bllokuesi kryesor i sanksioneve. Hungaria është pro sanksioneve”, theksoi kryeministri polak.
Më herët, u raportua se për shkak të masakrës së Bucha-s, Perëndim do të shtrëngojnë sanksionet kundër Rusisë.
Në veçanti, presidenti francez Emmanuel Macron tha se sanksionet duhet të zbatohen edhe për gazin dhe naftën.
Edhe Franca vazhdon merr gaz, edhe Japonia vazhdon merr gaz e naften, por kryesoret Jane dojcet.