Franca duhet të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen, në mënyrë që vetë-mjaftueshmëria evropiane të bëhet realitet, deklaroi këtë të hënë, 16 shkurt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Ndërsa fuqitë europiane po e pranojnë gjithnjë e më shumë se mund të mbeten të vetme për mbrojtjen e tyre, teksa marrëdhënia transatlantike po përjeton tensione, Johann Wadephul tha se Parisi duhet të tregojë me vepra atë që thotë me fjalë.
“Presidenti francez Emmanuel Macron shpesh dhe me të drejtë i referohet synimit tonë për sovranitet europian”, tha Wadephul për radion publike gjermane Deutschlandfunk. “Por kush flet për këtë, duhet të veprojë në përputhje me të në vendin e vet”.
Vendet europiane po ndihen nën presion për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse, ndërsa rritet ankthi nëse Uashingtoni do të përdorte fuqinë e tij ushtarake për të mbrojtur partnerët e NATO-s në rast sulmi.
Anëtarët e NATO-s u zotuan në një samit vitin e kaluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, por Wadephul tha se progresi drejt këtij objektivi ka qenë i pamjaftueshëm.
“Fatkeqësisht, përpjekjet në Republikën Franceze kanë qenë gjithashtu të pamjaftueshme deri tani”, shtoi ai. “Franca duhet të bëjë atë që po bëjmë ne këtu, mes diskutimeve të vështira”. Gjermania vitin e kaluar përjashtoi shumicën e shpenzimeve të mbrojtjes nga “frena e borxhit” kushtetuese dhe ka parashikuar mbi 500 miliardë euro për mbrojtjen midis viteve 2025 dhe 2029.
Franca, e cila ndodhet në mes të betejave të ashpra për shpenzimet publike, renditet e treta në BE për nivelin e borxhit ndaj PBB-së, pas Greqisë dhe Italisë.
Kritikat e Wadephul vijnë mes tensioneve në aleancën franko-gjermane, e cila tradicionalisht shihet si motori i bashkëpunimit europian. Gjermania ka refuzuar vazhdimisht thirrjet e Macron për borxh të përbashkët për të nxitur investimet, ndërsa ka mosmarrëveshje mes Parisit dhe Berlinit për projektin e avionit luftarak të gjeneratës së re dhe për marrëveshjen tregtare të BE-së me vendet e Amerikës së Jugut.
Në ditën e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih javën e kaluar, kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi për kërcënimin që Rusia paraqet për Europën dhe u përpoq të rikthente SHBA-në në angazhime të forta të sigurisë reciproke, edhe pse pranoi se lidhjet kishin nevojë për riparim.
“Edhe në epokën e rivalitetit të fuqive të mëdha, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar të vetme”, tha ai. “Të dashur miq, të qenit pjesë e NATO-s nuk është vetëm avantazhi konkurrues i Europës. Është edhe avantazhi konkurrues i Shteteve të Bashkuara. Le të riparojmë dhe ringjallim së bashku besimin transatlantik”,
Në të njëjtën kohë, Merz zbuloi se kishte zhvilluar bisedime fillestare me Macron për mundësinë e përfshirjes së Gjermanisë nën “ombrellën bërthamore” të Francës. Por perspektiva që Europa të kërkojë pro-aktivisht kapacitete të veta bërthamore përtej mbrojtjes amerikane nxori në pah dallimet brenda koalicionit qeverisës gjerman.
Wadephul, anëtar i CDU-së, shprehu kujdes për idenë e një mbrojtjeje më të fortë bërthamore europiane, duke thënë: “Ka mjaft armë atomike në botë”.
Ai shtoi në televizionin publik gjerman se “askush në Uashington nuk po vë në dyshim” nëse SHBA do të përdorte arsenalin e vet bërthamor për të mbrojtur Europën nëse do të ishte e nevojshme, dhe paralajmëroi kundër krijimit të këtij perceptimi përmes debatit mbi mbrojtjen amerikane.
Zv.kancelari gjerman Lars Klingbeil tha se Berlini do të vazhdojë të mbështetet te sistemi i NATO-s për parandalimin bërthamor dhe nuk ka plane për të krijuar armë atomike, një opsion që e ka hequr dorë me traktatet ekzistuese.
Ai mirëpriti bisedimet me Francën për ombrellën e saj bërthamore. “Do të shohim çfarë rezultati do të ketë”, tha Klingbeil për agjencinë gjermane dpa.
Megjithatë, Armin Laschet paralajmëroi se propozimi rrezikon të japë mesazhin në Uashington se Gjermania po heq dorë vullnetarisht nga mbrojtja amerikane. Ai theksoi se Franca do të këmbëngulë për kontroll të plotë mbi përdorimin e arsenalit të saj bërthamor.
“Macron nuk do t’i japë kancelarit gjerman të drejtë fjale në këtë çështje të armatimit bërthamor”, tha Laschet në televizionin publik.
Thomas Röwekamp, kryetar i komisionit të mbrojtjes në Bundestag, tha se Gjermania duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë europiane, por jo në një përpjekje të nxituar për të zëvendësuar garancitë amerikane. Ai kërkoi në gazetën Augsburger Allgemeine një “komplement europian brenda NATO-s” për arsenalin atomik amerikan.
Franca ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në parandalimin europian prej vitesh, tha Röwekamp, dhe shkëmbimi aktual tregon “sa ngushtë po e zhvillojmë këtë kontribut së bashku”.
Ndërkohë, në një artikull të botuar në Guardian dhe Die Welt gjatë fundjavës, drejtuesit më të lartë ushtarakë të Britanisë dhe Gjermanisë bënë një apel të paprecedentë për publikun që të pranojë “rastin moral” për riarmatimin dhe të përgatitet për kërcënimin e luftës me Rusinë.
Keti kancellarit gjerman i munojn te gjitha funkcionet ky nuk ka aspak lidhje me jeten e popullit ku 20% e popullit nuk i perballon obligimet e jetes ,3000 miljard borxh ,3 miljon te pa pune xhdo dite falimentojn sipermarjet nga regullat absurde te Brukselit kurse ky luan sebashku me trapin te njejten valle por edhe pak dote votohet ku populli Gjerman dote zgjedhi AFD dhe fillon shkaterimi i Evropes jo vetem ne Gjermani Franca ka falimentuar qe moti por banka boterore e mban ne kembe edhe shtete tjera jan zhytur ne borxhe por per armatim paskan kapitalin edhe nji analfabet dote vepronte ndryshe ne kete situate kurse ketyre nuk ju intereson populli por mundet te ndodhin edhe luftera popullore .
Kur kete gje u a kerkonte Trampi 5 vjet me pare, por ju hodhen ne gryke te gjithe. Tani e shofin se kishte patur te drejte. Kur Evropa thote "rrush" , Amerika "pi raki"
ti je po aq gomar sa dhe igi,i lindur!!o hajvan nëse një gomar pëllet çdo ditë,nuk do të thotë se ai është i mënçur nëse të zgjon kur të është prishur ora!!ai mbetet gjithnjë gomar që pëllet!!kur e tha idioti portokalli nuk e tha se mendoi në thellësi,pro thjeshtë për të bërë një karshi si e ka zakon!!e bëri për të sulmuar,për të përfituar për momentin!përse nuk të kujtohet mor idiot se ky kuti mëndje që na përmënd,në alaskë,pas perdeve bisedoi për të bërë investime,12 mijë mld në rusi me putanën??se miqt e tij blejnë "nord stream2",përse pikërisht në këtë kohë të dhjerë,ai po ha atë mut që desh tia përplaste në surrat europës??edhe në kohën kur portokalliut i shpëtoi një mënçuri,putanëria nuk ishte mike me perëndimin,por sot ajo është armike e perëndimit,ku bën pjesë dhe portokalliu,përse portokalliu e mbështet tërë kohën dhe sulmon europën!e sulmon në të gjitha mënyrat,nga ato prej llapaqeni,me JD vance,deri tek përpjekjet për ta sulmuar ushtarakisht në teritorin danez??he ju qiftë derri robt mor debila që as për propagandë putiniane nuk jeni në gjëndje!!