Kreu i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk duan një Evropë të “varur” ose një “shërbëtor”, një ditë pas fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u kishte bërë thirrje evropianëve të merrnin pjesë në vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ne nuk duam që Evropa të jetë e varur, nuk i kërkojmë Evropës të jetë një shërbëtore e Shteteve të Bashkuara”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, me kryeministrin sllovak Robert Fico në krah të tij, duke shtuar se SHBA-të duan një “partner”.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së këmbënguli se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të kenë “një Evropë të fortë” në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë trazirash.
Në Mynih të shtunën, në një fjalim para Konferencës së Sigurisë, Rubio u bëri thirrje evropianëve të bashkohen pas vizionit të presidentit amerikan për rendin botëror dhe të mbrojnë qytetërimin perëndimor, të cilin ai e sheh të kërcënuar nga imigracioni masiv, rënia kulturore dhe industriale, ndërsa në të njëjtën kohë të mbrojnë një lidhje të ripërtërirë me një Evropë “të fortë”.
Rubio mbërriti sot në Sllovaki për një vizitë disa-orëshe përpara se të nisej për në Budapest të Hungarisë, dy vende të Evropës Qendrore të sunduara nga aleatë të ngushtë të Donald Trump.
Gjatë konferencës për shtyp, Rubio tha se Presidenti Trump do të donte të forconte lidhjet me Evropën Qendrore.
Komenti tjeter eshte “ We in America have no interest in being polite and orderly caretakers of the West’s managed decline” Ne ne Amerike nuk jemi te interesuar te jemi te miresjellshem dhe te jemi kujdestare te degradimit te vet menaxhuar te Perendimit”
Ket djaloshin e genjen mendja se Evropa mund te jete sherbetore e vendit te tj... !
America ka qene sherbetore dhe financiere e Evropes. Evropa e perdori Amerike jo per te zhvilluar veten por te plotesuar tekat feminore te saj. Tani Amerika vendosi te mos i sherbej me Evropes dhe nderprese financimin per tekanjozen Evrope. Dhe Evropa tani eshte ne alarm. Evropa te kujtojn ate femijen me prinder te pasur te perkedhelur qe harxhojne per qef e lluks parade e prinderve. Dhee sot eshte si femija tekanjoze kur prinderit e pasur i nderprene finacimin.
o turì(surrat)ti më duket se je ai idioti që deri dje prezantohej si Igor!!jo për gjë por gomarllëkun e ke të të njëjtit nivel!!
Kur ske gje per te thene me mire mos thuaj azgje se dukesh komplet cfare je Flmn per komplimentin (e thene nga ty eshte komplimentin per mua)